Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski: Dinamika e aktiviteteve policore jep rezultate në zvogëlimin e numrit të aksidenteve

Shkup, 6 dhjetor – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot morri pjesë në takimin e dytë të Observatoriumit për siguri në rrugët e Ballkanit Perëndimor nën titullin “Roli i agjencisë për siguri në komunikacion dhe rëndësinë e të dhënave të besueshme në krijimin e politikave”.

 

“Në mbështetje të dekadës së dytë – aksion për siguri në rrugë dhe vizion për zero viktima”, është tema në të cilën foli ministri Spasovki së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe shefin për Bashkëpunim pranë delegacionit të BE-së në vendin tonë Stefen Hudolin.

“Kështu me dinamiken e aktiviteteve policore po japin rezultate, para se gjithash përmes zvogëlimit të aksidenteve në komunikacion me pasoja fatale, me çka tregon se jemi në rrugën e duhur”, theksoi Spasovki, kumtoj sot MPB-ja.

Spasovski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme MPB-ja planifikon të azhurnoj zgjidhjen aktuale softuerike me GEO – koordinata dhe mundësi për shkëmbim elektronik të të dhënave me institucionet tjera.

Në takimin e dytë të Observatoriumit për siguri në rrugët e Ballkanit Perëndimor morën pjesë edhe Bashkësia Ndërkombëtare Transportuese, Banka Botërore, Komisioni Evropian, Federata Ndërkombëtare Automobilistike dhe Organizata Botërore Shëndetësore.

Related posts

Argjent Gura i bindur në fitore: Koha është e maskarenjve por Bërvenica e shqiptarëve

Redaksia

Zaev- Kalis: Estonia është e zëshme në mbështetjen për Maqedoninë e Veriut për fillimin e bisedimeve me BE-në

D V

Asociacioni maqedonas për resurse njerëzore e organizon HR konferencën e 13-të ndërkombëtare

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More