Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski: Biznes sundimi nuk mund të jetë mbi sundimin demokratik

Shkup, 12 janar – Qeveria është me legjitimitet të plotë dhe para deputetëve qëndrojnë të gjitha mundësitë e rregullores. Normal që pres debat dhe debati i tillë është i mirëseardhur, tha ministri i Punëve të Brendshme, Olive Spasovski.

 

Edhe në LSDM, siç theksoi Spasovski në “Utrinski brifing” (Brifingu i mëngjesit), është bërë debat për politikën kadrovike të mandatarit Dimitar Kovaçevski, duke njoftuar se në mbledhje të Këshillit Qendror të partisë kjo përbërje e propozuar ka kaluar njëzëri dhe pa asnjë të përmbajtur.

Për mospraninë e disa ministrave, të cilët më nuk do të jetë anëtarë të Qeverisë, në mbledhje të Bordit Qendror, Spasovski tha se mungesat e tyre ishin për shkaqe të arsyeshme dhe të paralajmëruara prej më parë.

“Kapaciteti demokratik i LSDM-së është në nivel të lartë dhe këtë e kemi dëshmuar në shumë raste”, theksoi Spasovski.

Pas dorëheqjes së liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, edhe Spasovski dhe kryetari i partisë Kovaçevski bënë thirrje për bashkim. Spasovski tha se është normale që të ketë mendime të ndryshme, ndërsa paralajmëroi edhe Kongres në të cilin do të bisedohet për rezultatet e zgjedhjeve dhe konsolidimit të partisë.

“Demokracia dhe Maqedonia si shoqëri demokratike munden vetëm të plotësohen. Rrugë tjetër nuk ka. Nuk është njëjtë si në vitin 2016. Demokraci ka, por larg asaj se për atë nuk duhet të bisedohet. Unë nuk mund të mbështes që opsioni i sundimit të biznesit të mbisundojë mbi sundimin demokratik”, theksoi Spasovski.

Ai shtoi se gjatë periudhës së kaluar ishte me rëndësi që të ngritet në nivel më të lartë lufta kundër korrupsionit. Por, mekanizmat për atë nuk janë te zëvendëskryeministrit, por te institucionet dhe për këtë është e nevojshme koordinimi sepse kjo gjithmonë jep rezultate më të mira.

Ai thekson se strategjia e përbashkët për performancë kundër krimit është shumë e rëndësishme që të bëhet edhe për atë, siç shtoi, ka biseduar personalisht me eurokomisarin e Punëve të Brendshme.

Sipas tij, gjithsesi se ka probleme në të cilat duhet të përkushtohen, ndërsa si shembull theksoi se deri në vitin 2017 nuk kishte hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë. “E dyta, krimi kibernetik ishte lënë anash dhe në këtë duhet të përkushtohemi, ndërsa emigrimi dhe terrorizmi gjithashtu duhet të hyjnë më shumë në fokus”, potencoi Spasovski.

Në lidhje me atë nëse është zbuluar ndonjë krim në partnerin e koalicionit të LSDM-së nga blloku shqiptar, Spasovski tha se duhet të nxirën të gjitha rastet të cilat ishin ngritur kundër funksionarëve nga partnerët e koalicionit.

Në kontekst të asaj, ai shtoi se asnjë nga ministrat të cilët nuk do të jenë në qeverinë e re nuk kanë lidhje me krimin asnjë nga ato shkak për ndërrim të tyre.

Për mandatarin dhe liderin e LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, Spasovski thekson se njihen një kohë të gjatë dhe kanë relacione private, por kjo nuk mund të jetë në lidhje me aktivitetet partiake dhe punës në qeveri.

Related posts

Banorët e Butel 2 do të kenë park të ri

D V

Ganiu vazhdon bashkëpunimin me Centre for Common Ground

Z H

Menduh Thaçi nga Tetova: Me fitoren e PDSH-së shumë gjëra do të ndryshojnë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More