Agjencia Zhurnal.mk.

Spasovski: Autobusi i “Besa Transit” ka qenë teknikisht i rregullt dhe me regjistrim valid deri më 13 tetor të vitit 2022

Shkup, 26 nëntor – Autobusi i “Besa Transit” në vitin 2020 në 22 raste ka pasur hyrje-dalje nga vendi, ndërsa në vitin 2021 në kufirin shtetëror ka 113 kalime. Ky autobus për herë të parë është regjistruar në Shkup më 15.10.2020, në pronësi të BESA TRANS BTB SHPKNJP, kontrolli i fundit teknik është bërë më 05.10.2021, kumtoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

 

Siç theksoi Spasovski pasditen e sotme në një konferencë për shtyp në Qeveri, konform rezultatit për vlera të matura nga kontrolli teknik i bërë nga ana e ekspertëve në personin e autorizuar juridik për kontroll teknik të automjeteve, nuk ka lëshime që tregojnë në mosfunksionim të automjeteve dhe nuk ka vërejtje.

“Vlefshmëria e regjistrimit është deri më 13.10.2022, dhe automjeti është prodhuar në vitin 2007. Në vitin 2020 ndaj Besa Transit është ngritur kallëzim penal për katër parregullsi të evidentuara për mosrespektim të protokolleve KOVID për transportin e udhëtarëve dhe në vitin 2021 sërish katër parregullsi të njëjta, të rrumbullakosura me Kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje në gjykatat kompetente.

Lidhur me të dhënat e fundit të marra nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Kriminologjisë dhe Deontologjisë Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, Spasovski informoi se është siguruar material biologjik nga familjarët e 44 udhëtarëve, ndërsa profilet e marra të ADN-së janë dorëzuar në Prokurorinë tonë të Shtetit, prokurorit Joveski. Ky material do t’u dorëzohet shërbimeve kompetente në Bullgari, të cilat do të bëjnë lidhjet  nga familjarët me mbetjet e gjetura, ndërsa materiali biologjik për pasagjerin e 45-të është siguruar në Sofje.

Ministri iu referua edhe detajeve në lidhje me aksidentin. Ai tha se me datë 23.11.2021 ekipi i MPB-së ka qenë i pranishëm në vendin e aksidentit që ka ndodhur në autostradën A-3, segmenti Sofje – Dupnicë në Republikën e Bullgarisë.

“Në aksident është përfshirë autobusi “Mercedes Benz” me gtargë SK 0284 BA, në pronësi të personit juridik “Besa Trans” me seli në fshatin Rashçe, Komuna Saraj. Ajo që ekipi ka zbuluar në vendin e aksidentit është se autobusi në fjalë, i cili po udhëtonte nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut, në vendin e quajtur Kullata në autostradën A3, ka goditur në bamnkinën dhe rrethojën elastike në anën e djathtë, e cila e ndan pushimoren ekzistues pranë autostradës, me ç’rast drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka ardhur deri në vetëndezje të pjesës së jashtme të autobusit dhe më pas një përplasje në pjesën e mesme të rrethojës elastike të autostradës, e cila ka shkaktuar djegie të plotë të automjetit”, tha Spasovski.

Autobusi transportonte 52 udhëtarë dhe nga aksidenti dhe zjarri mbetën të vdekur 45 persona (informacion tha ministri, të cilin e ka konfirmuar edhe Prokuroria bullgare), ndërsa shtatë persona arritën të dalin nga autobusi dhe më pas u transferuan në klinikën UMBALSM “Pirogov” në Sofje.

“Kontrolli në vendin e ngjarjes është kryer nga prokurori kompetent i Shërbimit hetimor kKombëtar të Bullgarisë dhe ekspertë të licencuar të angazhuar nga prokurori, ndërsa sigurimin në vend të aksidentit e ka bërë policia rrugore e Policisë kombëtare të Bullgarisë. Ekipi ynë u njoftua nga prokurori për veprimet e ndërmarra prej tyre gjatë kontrollit dhe aktivitetet gjatë tërheqjes dhe dokumentimit të personave të pësuar në aksident. Më pas, ekipi në klinikën UMBALSM “N. I. Pirogov” në Sofje, është njoftuar për gjendjen shëndetësore të të lënduarve, gjatë së cilës ka zhvilluar një bisedë joformale me një person me pasqyrë të lehtë klinike dhe nga biseda ekipi është informuar më në detaje për qëndrimet e tij për ndodhjen dhe rrjedhën e aksidentit, si dhe për veprimet e ndërmarra nga ana e tij, me të cilat u mundësuan që nga autobusi pranë tij të dalin edhe gjashtë persona”, tha Spasovski.

Sipas tij, nevoja për bashkëpunim e kërkuar nga pala bullgare ka qenë më shumë për sigurimin e dokumenteve personale dhe dokumentacionit tjetër.

“Do të doja të sqaroja një dilemë rreth kompetencave. Policia bën kontrollim të dokumenteve, të cilat duhet t’i kenë personat dhe automjetet gjatë kalimit të kufirit shtetëror, përkatësisht pasaportat dhe kartat e identitetit për udhëtarët, kurse për automjetet pjesëtarët e MPB-së i kontrollojnë lejen e qarkullimit dhe kartonin e gjelbër. Departamenti për çështje kufitare dhe migracion pranë Byrosë për Siguri Publike në MPB nuk është kompetent për kontrollin e licencave për transport të autobusëve në vendkalimet kufitare. Kjo është në kompetencë të Drejtorisë doganore dhe Inspektoratit Shtetëror të Transportit”, nënvizoi Spasovski.

Në konferencën për shtyp në Qeveri janë të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili informoi për transferimin e të lënduarve dhe eshtrat e viktimave, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski. 

Related posts

Pendarovski nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Z H

Spitali i përgjithshëm në Kumanovë do të ngrohet plotësisht me gaz natyror

D V

Festë për shqiptarët/ Në Maqedoni shënohet dita e alfabetit shqip

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More