Agjencia Zhurnal.mk.

Spanja do të falë politikanët e dënuar katalanas

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez konfirmoi në Barcelonë se qeveria e tij do të falë nëntë politikanë dhe aktivistë katalanas, të burgosur për rolin e tyre në përpjekjen për shkëputje të këtij rajoni në 2017.

Sanchez sot mbajti një fjalim në kryeqytetin e Katalonjës, “Ribashkimi: një projekt për të ardhmen e të gjithë Spanjës”, gjatë të cilit ai paraqiti një “hartë rrugore” për të ardhmen e atij rajoni në Spanjën Verilindore, para disa qindra përfaqësues të sektorit civil.

Ai deklaroi se qeveria do të miratojë një vendim mbi faljen e politikanëve të dënuar katalanas nesër.

Dymbëdhjetë udhëheqës katalanas u dënuan “për rebelim dhe akte të tjera kundër rendit kushtetues”, nëntë prej të cilëve morën disa vjet burg për organizimin e një referendumi të ndaluar mbi pavarësinë e Katalonisë dhe shpalljen e shkëputjes në tetor 2017.

Askush nga përkrahësit e njohur të pavarësisë së Katalonisë nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme në Barcelonë dhe grupet kryesore katalanase protestuan para shtëpisë së operës, ku Sanchez mbajti fjalimin.

Pasi Qeveria të miratojë vendimet e faljes nesër, Mbreti Felipe VI duhet t’i nënshkruajë ato, dhe pastaj Gjykata e Lartë do të lëshojë gjykime individuale për secilin nga personat e falur.

Related posts

Çfarë parashikon amendamenti i ri i SHBA për ndarjen e informacionit rreth UFO-ve?

Xh M

Gjermania jep dritën e gjelbër për rregulloren e re të azilit

Xh M

Çfarë po ndodh në Uzbekistan? Shpërthim i fuqishëm në një magazinë, humb jetën 1 adoleshent, plagosen 162 të tjerë

Xh M
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!