Agjencia Zhurnal.mk.

Spalleti refuzoi t’ia jepte dorën trajnerit kundërshtar, Spartak Moska tallet me një meme për kapjen e Saddam Husseinit

Kanali i Spartak Moskës në rrjetet sociale ka vazhduar të tallet me Napolin dhe trajnerin Luciano Spalletti duke përdorur një meme të bazuar në kapjen e Saddam Hussein.

 

‘Armiqësia’ ndërmjet dy klubeve filloi në ndeshjen e parë në Stadio Diego Armando Maradona, ku skuadra ruse fitoi me rezultat 3-2.

Ata postuan disa mesazhe tallëse në Twitter, mirëpo gjërat eskaluan këtë mbrëmje (e mërkurë) pasi ekipi moskovit fitoi me rezultat 2-1.

Spalletti refuzoi t’ia jepte dorën trajnerit të Spartakut, Rui Vitoria, ashtu që faqja e klubit rus e quajti kloun.

Më pas, ata shfrytëzuan një reagim të strategut italian nga humbja në shtëpi, me premtimin e tij se do ta shihnin se çfarë do t’u ndodhte në Moskë.

“Zonja dhe zotërinj, e kemi kapur”, është përshkrimi.

Ky klip është një meme nga Paul Bremer, i cili në dhjetor të vitit 2003 njoftoi se forcat amerikane e kanë kapur diktatorin e Irakut, Saddam Hussein. 

Related posts

Dani Alves takohet me drejtuesit e Barcelonës, pritet të ndodh rikthimi befasues i brazilianit

D V

Lautaro nuk do ta braktiste Interin për Arsenalin

D V

Chivu rikthehet në Inter

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More