Agjencia Zhurnal.mk.

SPAK shpall zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar procedurat ligjore dhe ka shpallur në kërkim ndërkombëtare emrin e Adriatik Llallës.

 

Mësohet se dokumentacioni i është dorëzuar zyrës së Interpol Tiranës për të nxjerr emrin në sistem emri i Llallës do të jetë në sistemin e personave të kërkuar në të gjitha agjencitë e huaja ligjzbatuese.

Një ditë më parë Policia e Shtetit në një shkresë drejtuar SPAK, bënte me dije se kanë kërkuar Lallën në çdo vend në Shqipëri dhe nuk e kanë gjetur. Në këtë mënyrë është hapur dhe rruga për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.

Më 22 Shtator, Gjykata e Posaçme e Apelit e gjeti fajtor Llallën për veprën penale të “fshehje së pasurisë”. Ai u dënua me dy vite burg, ndërsa për 5 vite nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik. Po ashtu gjykata i konfiskoi 22 mijë metra katror truall dhe një apartament në Durrës.

Related posts

Rritja e rasteve me COVID-19, Italia mbyll kufijtë me Shqipërinë

D V

Erion Veliaj uron Përparim Ramën për marrjen e detyrës së kryetarit të Prishtinës, çmon lartë punën e Shpend Ahmetit

Z H

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë: Provat për të shpallur non grata Sali Berishën, u mblodhën nga FBI, CIA e DASH

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More