Agjencia Zhurnal.mk.

SPAK kërkoi pushimin e padisë së Metës ndaj Dvoranit, ish-kreu i KED dhe përfaqësuesi ligjor i presidentit mbërrijnë në GJKKO. Ja çfarë pritet të ndodhë

Ish-kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, dhe përfaqësuesi ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme.

 

Gazetarja Klodiana Lala, raporton për “BalkanWeb”, se pritet të shqyrtohet kërkesa e SPAK, për pushimin e kallëzimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta, ndaj ish-kreut të KED.

Kujtojmë se Meta e bëri kallëzimin e tij në SPAK më 18 shkurt të 2020-ës, ndërsa e ka akuzuar Dvoranin si shkelës të ligjit dhe të Kushtetutës.

Ardian Dvorani u largua nga detyra si kryetar i KED nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi i kishte mbaruar mandati, por vazhdonte të qëndronte, me pretendimin se nuk i ishte gjetur zëvendësuesi.

Related posts

“S’dua të rri më këtu, dua të shkoj në shtëpi”, flet mes lotësh vogëlushja shqiptare në kampin e ISIS-it në Siri

D V

Rama në Abu Dhabi, i ftuar në ‘Konferencën e Politikave Ndërkombëtare’

D V

Mbi 207 mijë shqiptarë në 10 vitet e fundit kërkuan azil në shtetet e BE

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More