Agjencia Zhurnal.mk.

Spaho: Pa Portin e Durrësit ekonomia shqiptare dhe ajo kosovare jep shpirt

Projekti për dhënien e portit të Durrësit me koncesion ka ngritur pikëpyetje si në mesin e opozitës po ashtu dhe të ekspertëve.

 

Gjatë një interviste për Ora News deputeti i PD, Edmond Spaho foli rreth këtij projekti.

Sipas tij, Porti i Durrësit është aseti më i madhe që Shqipëria ka. Pa Portin e Durrësit ekonomia shqiptare dhe ajo kosovare jep shpirt.

“Rreth këtij projekti janë thënë shumë, veçanërisht nga kryeministri dhe zv. kryeministrja. Janë thënë shumë të pavërteta, shumë gënjeshtra. Porti i Durrësit është aseti më i madhe që Shqipëria ka. Pa portin e Durrësit ekonomia shqiptare jep shpirt madje jo vetëm ekonomia e Shqipërisë por dhe e Kosovës. Është port historik së bashku me rrethinat, ka një pasuri të madhe ekologjike”.

Edhe Spaho thotë se është i nevojshëm një porti i ri pasi porti aktual nuk i përmbush nevojat por sipas tij nuk mund të prishet porti aktual pa marrë masa për krijimin e portit të ri.

“Unë e pranoj logjikën se ky port nuk përballon nevojat e vendit dhe mund të jetë i nevojshëm krijimi i një porti të ri por si mund të prishet porti kur ti nuk ke marrë masa për krijimin e portit të ri. Vetëm krijimi i portit të ri shkon 8 deri 10 vjet. Qeveria ka dhënë një liçencë dhe është lejuar të dorëzohen dhe mallra”.

Spaho thotë se qeveria përpiqet që nëpërmjet të pavërtetave ta kalojë këtë projekt. 

“Qeveria përpiqet nëpërmjet të pavërtetave ta kalojë këtë projekt madje me procedurë të përshpejtuar. Do të miratohet pa pasur kohë të diskutohet, të pyeten ekspert të fushës. Porti i Durrësit është port strategjik dhe BE nuk të lejon të japësh me investim të drejtpërdrejt një pasuri të kësaj natyre”.

Related posts

Gjenden dy predha në ujërat e lumit Buna

N E

Basha: Më 18 dhjetor do zgjedhim të ardhmen, për ta shndërruar PD në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë

D V

Studiuesi dhe albanologu zbulon dokumente të hershme shqipe në arkivat e Vatikanit: Ja kur datojnë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More