Agjencia Zhurnal.mk.

Southampton i vendosur që ta blejë kartonin e Armando Brojës, por ka konkurrencë nga klubet e tjera angleze

Southampton është i interesuar të nënshkruajë me Armando Brojën nga Chelsea, por po përballet me konkurrencë nga klubet e tjera angleze.

 

‘Shenjtorët’ janë të vetëdijshëm për interesimin e klubeve të tjera pas paraqitjeve mbresëlënëse të kohëve të fundit për sulmuesin 20-vjeçar.

Një varg klubesh të Ligës Premier duan të nënshkruajnë me sulmuesin e ri këtë muaj, shkruan SkySports.

Një burim brenda klubit të Chelseat, i ka thënë këtij mediumi se klubet e interesuara tashmë kanë pyetur se sa do të kushtojë blerja e Brojës brenda këtë muaji.

Por duket se Chelsea po shqyrton që ta mbajë Brojën i cili së fundmi ka nënshkruar kontratë me klubin nga Stamford Bridge.

Madje Blutë e Londrës mund ta përmirësojnë kontratën e tij.

Related posts

Napoli fiton me përmbysje ndaj Juventusit, start i tmerrshëm i “Zonjës së Vjetër”

D V

Tifozët përmes peticionit kërkojnë përsëritjen e ndeshjes Angli-Danimarkë

D V

Çmimet ‘The Best’ – FIFA publikon nominimet për lojtarin, trajnerin dhe portierin e vitit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More