Agjencia Zhurnal.mk.

Sot zhvillohen dy super ndeshje në Superligë, vëmendja në Prishtinë

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtin do të jetë nikoqir i Ballkanit të Suharekës me fillim nga ora 17:00.

Të dy skuadrat janë pretendente për titullin e kampionit dhe kjo e bën atë një ndeshje shumë interesante.

Prishtina e nisi me barazim 1-1 në udhëtim te Malisheva edicionin e ri, derisa Ballkani nuk arriti më shumë se një pikë 2-2 në përballje me Dukagjinin e Klinës.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët duan vetëm tri pikët nga kjo përballje e nxehtë që pritet të zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Dardan Çaka do ta ndajë drejtësinë në këtë kryendeshje, me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, derisa Visar Kastrati me Elvis Bicajn do të jenë në VAR.

Ndërkohë takimi tjetër i ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Feronikeli që humbi ndeshjen e parë ndaj Dritës, e pret Gjilanin që e nisi me barazim 1-1 te Drenica edicionin e ri.

Kjo ndeshje gjykohet nga Mentor Ajeti me ndihmësit Drilon Rexhepi e Altin Zhegrova. /Gazeta Olle/

Related posts

Në Dibër fëmijët e mërgimtarëve nuk njohin gjuhën amtare

Xh M

Llapi me kushte fantastike për edicionin e ri – ja si duket stadiumi “Zahir Pajaziti” në fazën finale para mbjelljes së barit natyral

Redaksia

Konferencë donatore: Të zhvillohen politikat për prioritetet dhe t’i përshtatim me realitetin tonë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More