Agjencia Zhurnal.mk.

Sot varroset mbretëresha Elizabeta e Dytë, prezent edhe Pendarovski

Shkup, 19 shtator – Presidenti Stevo Pendarovski sot do të marrë pjesë në varrimin shtetëror të mbretëreshës britanike Elizabeta e Dytë në Pallatin Uestminster në Londër.

 

Kreu i shtetit shoqërohet nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska.

Ata dje i bënë nderimet e fundit mbretëreshës britanike Elizabeta e Dytë në Londër në Librin e Zisë

“Me bashkëshorten time i bëmë homazhe mbretëreshës Elizabeta e Dytë, përpara ceremonisë së nesërme të varrimit në Pallatin Uestminster. Shumë respekt për shërbimin e saj prej dekadash ndaj popullit dhe për të qenë shembull i lidershipit, modestisë dhe bujarisë. U preftë në paqe”, ka shkruar presidenti Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Mbretëresha Elizabeta e Dytë vdiq në moshën 96-vjeçare më 8 shtator. Ajo ishte monarkja më jetëgjatë në historinë britanike dhe kreu më i vjetër i shtetit në botë.

Related posts

Efektet e ngrirjes së çmimeve/ Çfarë çmime ka në Gjermani e çfarë në Maqedoni?

Z.H

Dimitrov: Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është mjaftë e vështirë, ndoshta më e vështira

D V

Parkingjet në Tetovë fillojnë të punojnë me orar të verës

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More