Sot (e martë) do nis xhiro e 10-të në Superligën e Kosovës, ku do zhvillohen tre përballje.
Ndeshja më interesante do jetë mes Feronikelit dhe Dritës, ku të dy skuadrat duan të kthehen te fitoret.
Prishtina do ta mirëpres Malishevën në “Fadil Vokrri”. Ndeshja e xhiros së parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1.
Kryeqytetasit nuk dijnë në fitore në shtëpi në gjashtë ndeshjet e fundit dhe ndeshja me Malishevës është e rëndësishme për ta.
Ndeshja tjetër është ajo mes Ulpianës dhe Llapit, që zhvillohet në Lipjan.
Të tre takimet nisin në ora 13:00.