Agjencia Zhurnal.mk.

Sot tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës

Sot do të luhen tri ndeshje në kuadër të xhiros së 12-të në BKT Superligën e Kosovës.

Drita do të pret skuadrën e promovuar Malishevën. “Intelektualët” do të kërkojnë fitoren që të qëndrojnë në luftën për titull, teksa malishevasit do të synojnë që të rikthehen tek rezultatet pozitive.

Në ndeshjen tjetër përballet Dukagjini me Gjilanin. Skuadra nga Klina do të synojë që të largohet nga zona e rrezikshme, teksa Gjilani fitoren në mënyrë që të kalojë në pozitën e parë.

Teksa, Feronikeli ballafaqohet me Llapin në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Llapianët pas humbjes kundër Dritës do të synojnë që të rikthehen tek fitoret, teksa Feronikeli tek fitoret, për shkak se gjendet në pozitën e fundit në tabelë.

Të gjitha takimet fillojnë nga ora 13:30.

/Gazeta Olle/

Related posts

Virozat sezonale risin numrin e fëmijëve të prekur në Kumanovë

Xh M

Konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Maqedoninë e Veriut për vizitë në Dibër

D V

Këshilli gjykues konstatoi ndalesë të funksionit gjykatës për Vlladimir Tufegxhikun

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More