Agjencia Zhurnal.mk.

Sot pritet të arrijë grupi tjetër i afganëve në Kosovë

Mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë arritur 111 afganë.

 

Të njëjtit janë vendosur në kampin e Bechtel Enkas i cili ndodhet përballë Bondsteelit në Ferizaj.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot pritet të arrijë edhe grupi tjetër i afganëve.

“Fluturimet e ardhshme priten të ndodhin qysh nesër. Kemi konfirmimet e radhës për aterimet e ardhshme. Është çështje e organizimit të aleatëve tanë sa i takon nisjes së aeroplanëve të tyre për në Kosovë. Numri nuk është përcaktuar saktë…”, u shpreh ai ndër të tjera.

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj, në deklaratën ku sigurohet se të gjithë qytetarët e huaj dhe afganët që kanë punuar me entitetet e huaja, do të mund të largohen nga Afganistan. 

Related posts

Reciprociteti i targave, Sveçla jep detaje rreth shtimit të forcave policore në veri

D V

LDK kandidon një grua për kryetare të Deçanit

D V

Sot seanca gjyqësore për kishën në Kampusin e UP-së

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More