Agjencia Zhurnal.mk.

Sot përfundon aplikimi për subvencione për pajisje gazi në automjet

Shkup, 7 korrik – Ministria e Ekonomisë informon të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut se sot mbyllet thirrja publike për subvencione për instalimin e pajisjes së gazit të lëngshëm të naftës (GLN), metanit ose llojit tjetër të karburantit alternative në automjete.

 

Sipas thirrjes publike që u shpall më 7 qershor, të gjithë qytetarët që do të instalojnë këtë lloj pajisje në automjetet e tyre do të mund të ushtrojnë të drejtën e kompensimit prej 50 përqind të mjeteve për instalimin e pajisjes me gaz, por jo më shumë se 18 000 denarë përkatësisht 300 euro.

Për të fituar subvencione, pronarët e automjeteve të prodhuara nga viti 2005 e tutje, duhet të blejnë dhe instalojnë pajisje për shtytjen e GLN, metanit ose karburantit tjetër alternativ në automjete, pas ditës së shpalljes së Thirrjes Publike, në ndonjë nga kompanitë që shesin dhe instalojnë pajisje të tilla

Thirrja publike ishte parashikuar të zgjaste 60 ditë nga dita e shpalljes. Që nga shpallja e thirrjes publike e deri më sot, janë pranuar 670 kërkesa, e në Buxhetin e Ministrisë së Ekonomisë për realizimin e kësaj mase parashikohen gjithsej 11,000,000 denarë për rreth 610 aplikantë.

Related posts

Deklaratë e ministres së Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska (drejtpërdrejtë)

N E

Pothuajse 90 për qind e qytetarëve nuk e kanë parë buxhetin komunal

D V

Osmani: Punohet në identifikimin dhe transferimin më të shpejtë të viktimave në Shkup

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More