Agjencia Zhurnal.mk.

Sot nis numërimi i votave të diasporës

Sot pasdite pritet të nisë numërimi i votave të ardhura me postë.

 

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ditë më parë ka bërë të ditur se numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime që do të numërohen është 2,379.

Në bazë të listës së publikuar nga KQZ, numri më i madh i fletëvotimeve nga jashtë Kosovës i takojnë komunës së Junikut, 670 të tilla.

Ndryshe, më 14 nëntor, në 21 komuna të Kosovës u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, pas atij të parit më 17 tetor kur u zgjodh udhëheqësia lokale në 17 komuna.

Edhe pse nuk ka pasur shumë koalicione zyrtare para balotazhit, bazuar në rezultatet e shpallura nga KQZ, krahasuar me raundin e parë në shumë komuna ka pasur lëvizje të mëdha të votave.

Në gjashtë komuna, madje ka pasur përmbysje të rezultateve.

Bazuar në të dhënat e KQZ-së, përmbysje më e madhe është bërë në kryeqytet.

Kandidati i LDK-së, Përparim Rama ka arritur të rikuperojë avantazhin prej 13% ndaj kandidatit të LVV-së, Arben Vitia.

Rama u shpall fitues me rreth 1,700 vota më shumë se Vitia.

Edhe në qytetin e dytë më të madh të Kosovës, Prizren kishte një përmbysje të madhe të rezultatit. Kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj arriti të përmbysë avantazhin prej 9% që kishte kandidati i LVV-së Mytaher Haskuka.

Totaj në fund rezultoi fitues me mbi një mijë vota diferencë ndaj kandidatit të LVV-së, kryetarit aktual Mytaher Haskuka.

Lëvizja Vetëvendosje arriti të përmbysë rezultatin e raundit të parë në komunën e Podujevës.

Kryetari Shpejtim Bulliqi i cili në raundin e parë ishte në disavantazh ndaj kandidatit të LDK-së, Ekrem Hyseni, arriti të kthejë garën në balotazh duke fituar me mbi 1 mijë e 400 vota diferencë.

LVV arriti ta përmbysë rezultatin e raundit të parë edhe në Kamenicë.

Kandidati i LVV-së në këtë komunë, Kadri Rahimaj në raundin e parë ishte në disavantazh pre rreth 250 votave ndaj kryetarit të deritanishëm Qëndron Kastrati.

Mirëpo pas balotazhit Rahimaj mori rreth 3000 vota më shumë për dallim nga Kastrati i cili mori rreth 1,700 më shumë që nuk i mjaftuan për të qeverisur edhe një mandat në Kamenicë.

Përmbysje pati edhe në Dragash e Junik, por në këto dy komuna situata mbetet ende e paqartë pasi votat e ardhura nga diaspora dhe ato me kusht mund ta ndryshojnë rezultatin përfundimtarë.

Related posts

Kurti në manifestimin ‘Flaka e Janarit’: Duhet të jemi të bashkuar të çojmë në vend amanetin e dëshmorëve dhe heronjve tanë

D V

Lista Serbe reagon pas rezolutës për Srebrenicën: Cënon marrëdhëniet ndëretnike në rajon

N E

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit u vaksinuan mbi 6 mijë qytetarë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More