Agjencia Zhurnal.mk.

Sot në Shkup do të mbahet debati publik “Kthjellu” për propozimin e ri të Ligjit për lëndët e para minerale

Shkup, 14 shtator – Debat publik “A e mbron maksimalisht propozimi I ri I Ligjit për lëndët e para minerale mjedisin jetësor?” do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Institutit për studime komunikative (ISK).

 

Debati publik organizohet në kuadër të fushatës për përfaqësim dhe lobim “Kthjellu”, ndërsa në të, siç është paralajmëruar nga organizuesi, do të flasin eko aktivistët Liljana Popovska nga Instituti I gjelbër, Tatjana Çakulev nga nisma O2, Gjorgji Tanushev nga Fushëgropa e artë dhe Kostadin Ristomanov nga Eko lugina.

Nga ISK informojnë se vërejtjet nga debate publik do t’u dërgohen deputetëve, që tÇi parashtrojnë si amandamente në tekstin e propozuar të ligjit në procedurë kuvendore, sepse siç thonë, propozuesi I ligjit Ministria e Ekonomisë nuk ka realizuar debat publik, ndërsa Propozim-ligji për lëndët e para minerale është vendosur në rend dite të mbledhjes së sotme të Kuvendit, me flamur evropian.

Fushatën “Kthjellu” e zbaton Instituti për studime komunikative, ndërsa financohet nga Ambasada britnaike në Shkup.

Related posts

Personat që refuzojnë të regjistrohen i pret dënim, regjistruesit tentojnë t’i bindin

Z H

Spasovski: Këtë vit ka rënie të vjedhjeve

D V

VMRO-DPMNE urgjentisht kërkon seancë për pyetje të deputetëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More