Agjencia Zhurnal.mk.

Sot në Qeveri pritet të miratohet Projektligji për buxhetin e vitit 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se sot në orët e pasdites pritet të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, në të cilën do të miratohet Projektligji për buxhetin e vitit 2022.

 

Kurti në një konferencë për media tha se sot në orët e hershme të mëngjesit ka pasur takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati lidhur me këtë çështje.

“Sot kam pasur takim me ministri Hekuran Murati dhe kemi diskutuar që ta bëjmë sot pasdite në mbledhje të Qeverisë, ku do të miratohet buxheti për vitin 2022”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit tha se krahasuar me rishikimin e buxhetit në mes të vitit, buxheti për 2022 do të jetë 9 për qind më i lartë, megjithatë sipas tij kjo çështje do të merret vesh pasdite. 

Related posts

MF: Ulet borxhi shtetëror, vazhdojmë përpjekjet për stabilizim të borxhit

Z H

Autostrada Tetovë – Gostivar me pagesa evropiane me standarde mesjetare

D V

Blloku i dytë i REK Manastir prej mbrëmë është kyçur sërish në sistemin elektroenergjetik

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More