Agjencia Zhurnal.mk.

Sot mblidhet Kryesia e re e BDI-së

Tetovë, 29 Tetor – Mbledhja e Kryesisë së re të Bashkimit Demokratik për Integrim, ku ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë nga radhët e kësaj partie duhet të japin llogari për punën e tyre, pritet që të fillojë sot në ora 14:30.

 

Pikat e agjendës së sotme të propozuara nga kreu i integristëve, Ali Ahmeti, pritet të jenë këto:

  • Informim i Kryetarit te BDI-së rreth situatës politike ne vend;
  • Konstituimi i Sekretariateve te partisë;
  • Raporti i punës se ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë;

Në këtë mbledhje gjithashtu pritet edhe emërimi i sekretarëve të partisë dhe udhëheqësit e sekretariateve, siç janë ato për ekonomi, drejtësi, bujqësi e të tjera.

Related posts

Një orë pritje për hyrje dhe dalje nga vendi

Xh M

Thellohet mungesa e kuadrove për lëndët shkencore

Xh M

Policë amerikanë të njësitit SWAT në aksionin policor në Shkup?! (Video)

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More