Shkup, 14 shtator – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajë Komisioni për mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni ligjvënës-juridik.
Në rend dite të Komisionit për mbrojtje dhe siguri janë dy propozim-vendime dhe atë për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacionet ndërkombëtare të Bashkimit Evropian “EUTM RCA” në Republikën Qendrore Afrikane dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara “UNIFIL”, Republika e Libanit.