Agjencia Zhurnal.mk.

Sot fillon gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Shkup, 6 shtator – Në Gjykatën Themelore në Tetovë sot duhet të fillojë gjykimi për zjarrin në spitalin modular që ndodhi më 8 shtator 2021 kur 14 persona humbën jetët e tyre.

Seanca gjyqësore është caktuar për në orën 10, ndërsa do ta udhëheqë gjykatësi Jordan Vellkovski.

Pas hetimit prej disa muajsh Prokuroria Themelore Publike në Tetovë më 27 korrik 2022 në gjykatën kompetente ngriti Aktakuzë kundër tre personave fizikë dhe një personi juridik. Dy akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, një për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore”, ndërsa personi juridik për “shkaktimin e sigurisë së përgjithshme”.

“Me lëndën në lidhje me spitalin modular në Tetovë pas një propozimi akuzues nga ana e PTHP Tetovë me nr. 531/22 me të cilin akuzohen F.B. dhe A.E. për veprën penale vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme dhe B.V. për veprën penale mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë përderisa personi juridik ISHP Spitali Klinik në Tetovë për veprat penale shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë është dërguar te gjykatësi i Departamentit Penal me lëndë nr.450/22”, bëhet e ditur në kumtesën e Gjykatës për këtë lëndë.

Më 8 shtator të vitit 2021 në zjarrin në spitalin modular në Tetovë humbën jetën 14 persona. Ata mjekoheshin nga Kovid-19. Deri më tani janë bërë katër ekspertiza që të përcaktohen shkaqet se pse shpërtheu zjarri.

Në tetor të vitit 2021 pas ekspertizës së MPB, Prokuroria informoi se zjarri në spitalin modular ishte shkaktuar si pasojë e djegies së një kablloje vazhduese, në të cilën ishin të vendosura një defribrillator – aparat për reanimim, një mbushës për celular dhe një pajisje tjetër.

Analiza profesionale ishin bërë nga MPB, Fakulteti Teknologjik, nga profesionistë – elektroinxhinier, si dhe ekspertë dhe hetues nga policia kriminalistike federale e Gjermanisë.

Related posts

Kovaçevski konsideron se ligji i ri nuk do të ndihmojë për vazhdimin e afatit të pasaportave

D V

VLEN: Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup

D V

Skandaloze/Çfarë e lidh Shaqir Fetahun me ish deputetin e Putinit që Radio Evropa e Lirë e përmend si udhëheqës të rrjetit prorus për ndikim në Ballkan (Foto)

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy