Agjencia Zhurnal.mk.

Sot fillon gjykimi i Blatter dhe Platini, në rrezik dënimi me burg

Sepp Blatter dhe Michel Platini, dikur shefat e futbollit botëror dhe evropian, do të përballen të sot në gjyq për një transaksion të dyshuar mashtrues që tronditi sportin dhe përmbysi kohën e tyre në krye të futbollit.

Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, 86 vjeç, dhe Platini, 66 vjeç, nisin një gjyq dy-javor në Gjykatën Penale Federale të Zvicrës, pas një hetimi të madh që filloi në 2015 dhe zgjati gjashtë vjet.

Dyshja po gjykohet për një pagesë prej dy milionë frangash zvicerane (1.94 milionë euro) në vitin 2011 drejt Platinit, i cili atëherë ishte në krye të organit qeverisës të futbollit evropian, UEFA.

Ata akuzohen se në dëm të FIFA-s kanë marrë në mënyrë të paligjshme pagesën, plus kontributet e sigurimeve shoqërore prej 219,461 eurosh, në favor të Platinit.

Ish-futbollisti francez i dorëzoi FIFA-s në vitin 2011 një faturë kinse të rregullt për një borxh të supozuar ende ekzistues për aktivitetin e tij si këshilltar për FIFA-n në vitet 1998 deri në 2002, sipas gjykatës.

Të dy të pandehurit akuzohen për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh, ku Blatter akuzohet për shpërdorim dhe keq-menaxhim kriminal, ndërsa Platini akuzohet për pjesëmarrje në ato vepra. Aktakuza është ngritur nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës (ZAP).

Gjyqi do të përfundojë më 22 qershor, me vendimin e tre gjyqtarëve më 8 korrik, ndërsa të pandehurit mund të përballen me burgim deri në pesë vjet ose gjobë.

Related posts

Akil Gjakovës nuk i caktohet masa e paraburgimit

Xh M

Gjigantët evropianë ndjekin Paulo Dybalan

D V

FA Cup konfirmon dy ndryshime të mëdha nga sezoni i ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy