Agjencia Zhurnal.mk.

Sot fillon Forumi Ekonomik i Vjenës, pjesëmarrës në diskutim edhe Kurti

Forumi i 19-të Ekonomik i Vjenës do të fillojë sot, më 14 nëntor nga ora 09:00.

 

Pjesëmarrës në diskutim do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në sesionin e dytë me temën “Sigurimi i zhvillimit ekonomik rajonal në një mjedis të pasigurt. – Si të menaxhohen sfidat nën presionin e realitetit?”.

Pjesë e këtij diskutimi do të jenë edhe kryeministri i Rumanisë, Nicolae-Ionel Ciuca, kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë, Belinda Balluku, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Faruk Kaymakci.

Ndërkaq, në sesionin e parë do të diskutohet tema “A mund të jetë ekonomia një forcë lëvizëse në kohë të vështira dhe të pasigurta?”.

Related posts

Kurti në CNN: Duam që t’i bashkohemi NATO-s, sa më shpejtë, aq më mirë

Xh M

Kuvendi miratoi rezolutën kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

Lea Muslija

Ftohtë edhe ditët e ardhshme, temperaturat deri në -10 gradë Celsius

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More