Agjencia Zhurnal.mk.

Sot edhe 7 shkolla morën kërcënime me bombë, tani kërkojnë nga 15 mijë euro

Shkup, 16 nëntor – Sot në mëngjes, përsëri disa shkolla kanë marë alarme për bomba të vendosura, informon Zhurnal.

 

Mësimi është ndërprerë ndërsa nxënësit janë evakuuar.

“Sot në SPB Shkup, rreth orës 09:30 është denoncuar se në adresën elektronike në shtatë shkolla në Shkup është dërguar kërcënim me bombë.

Menjëherë pas denoncimeve të mara, nga zyrtarët policorë janë ndërmarë masa për evakuimin e sigurtë dhe po vijojnë kontrollet antiterroristike, dhe ndërmeren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Për dallim nga herët tjera, sot shkollat në imeillat e tyre kanë marë dhe një kërkesë, për t’u paguar atyre nga 15 mijë euro, por nuk jepen detaje se si duhet të bëhet pagesa. Sipas informacioneve që janë dhënë në atë shkresë, bombat që i kanë vendosur në shkolla, nuk do t’i dëmtojnë ndërtesat e shkollave por se do të ketë shumë viktima.

Kjo është java e katërt që po dërgohen imejllë me kërcënime për bombë nëpër shkolla.

Policia deri tani ka njoftuar se të gjitha kanë qenë false por se kush e bën gjithë këtë tollovi, ende nuk është zbuluar./Zhurnal.mk

Related posts

Ministrja italiane e Punëve të Brendshme, Lamorxheze sot në Shkup

Redaksia

Angell Dimitrov: Patëm takim jo të frytshëm të Komisionit për çështje historike

D V

Ivanov: Politika duhet të heq dorë nga festat

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More