Agjencia Zhurnal.mk.

Sot do të operohen dy nga të lënduarit në aksidentin në Sofje

Shkup, 25 nëntor – Specialistë të ndryshëm e kanë vlerësuar gjendjen shëndetësore të 7 të lënduarve, pacientë në Spitalin universitar “Pirogov”, kanë njoftuar nga spitali nëpërmjet një kumtese për media.

 

Bëhet fjalë për 7 të mbijetuarit e aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.

“Sot, më 25.11.2021, të gjithë pacientët e lënduar në këtë aksident janë në gjendje stabile. Nuk ka rrezik për jetë. Dy nga personat që gjithashtu janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë operuar dje. Të lënduarit që ishin në mjekim intensiv, sot janë dërguar në repartin e Klinikës për djegie dhe kirurgji plastike. Një nga viktimat sot duhet të operohet”, thuhet në njoftim.

Bëjnë të ditur se pacientët kanë pësuar shok traumatik dhe për këtë u është dhënë ndihmë psikologjike

“Ende nuk është e qartë se kur do të lëshohen nga spitali”, thuhet në njoftim./TV21

Related posts

Ku dhe pse u zhduk skandali i Qeverisë me kompaninë nga Hong Kongu për blerje të vaksinave!

Z H

Drejtori i BSP-së Tasevski për vizitë në kufirin jugor bashkë me ambasadorin italian Silvestri

Z H

Ahmeti: Kosova ose duhet të pajtohet me Serbinë, ose të vazhdojë hakmarrjen

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More