Agjencia Zhurnal.mk.

Sot arritën 250 mijë vaksina Pfizer në Maqedoni, janë donacion nga Italia

Shkup, 7 shkurt – Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali njofton se sot kanë mbërritur në vend pjesa e parë e 250 mijë vaksinave të paralajmëruara Pfizer, të cilat janë donacion direkt nga qeveria italiane.

“Ky donacion është përmes mekanizmit Kovaks dhe në bashkëpunim me UNICEF-in. Vaksinat janë të sigurta. Transporti bëhet në mjete të ftohta deri në pesë pikat ku do të vendosen dhe do të na duhen. Kjo është pjesa e parë e donacionit”, tha Sali.

Ai falënderoi mediat që mbështesin ministrinë dhe autoritetet për imunizimin e popullatës.

“Mënyra e vetme për t’u mbrojtur nga pandemia është vaksinimi. Pjesa e dytë e dërgesës së vaksinave do të arrijë të mërkurën”, sqaroi Ministri.

Related posts

Në vend do vendosen forcat hungareze, serbe dhe austriake për të mbrojtur Europën nga emigrantët

Xh M

Zbardhet plaçkitja në Kërçovë, arrestohen 2 persona

Xh M

Dy muaj, tri ndeshje, disa prekje topi dhe lamtumirë: Besart Berisha largohet pa lënë gjurmë në futbollin kosovar

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More