Agjencia Zhurnal.mk.

Sot 26 viktima dhe 906 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Shkup, 1 shtator  – Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 6006 testime për coronavirus, ndërsa 906 raste kanë rezultuar pozitiv.

 

Nga MSH informojnë se sot janë regjistruar 26 të vdekur tjerë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Vdekjet më të larta janë regjistruar në Shkup dhe Tetovë, përkatësisht me 8 dhe 6 viktima, ndërsa Struga regjistron 3 viktima, kurse Kërçova dhe Gostivari nga 2 viktima.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 343 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 156.660.

Rastet aktive me virus janë 14.785, ndërsa numri total i vdekjeve 5.964.

Related posts

Besimi-Pavllova: Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm me BEI

N E

Panovski: Ka protokoll për mjekim të coronavirusit, por askush nuk e publikon

D V

KSHZ shpall rezultatet e para në Komunën e Gostivarit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More