Agjencia Zhurnal.mk.

Sony e ul fitimin vjetor të parashikuar pas blerjes së Bungie

Gjatë së premtes Sony e uli fitimin vjetor që ata e kishin parashikuar, pjesërisht për shkak të shpenzimeve në blerje, duke përfshirë edhe blerjen e studios amerikane të lojërave Bungie, të cilët janë kreatorët e lojërave të famshme sikurse Halo dhe Destiny.

Prodhuesit e PlayStation gjatë muajit shkurt kishin bërë të ditur se do ta blenin Bungie-n për 3.5 miliard euro, disa javë pasi që rivali i tyre Microsoft kishin deklaruar se kanë bërë një pakt historik për blerjen e kompanisë që prodhon lojën “Call of Duty” Activision Blizzard.

France24 shkruan se nga Microsoft bëjnë të ditur se blerja dhe shkrirja e madhe, me vlerë prej rreth 67 miliardë eurove, do ta bëjë atë kompaninë e tretë më të madhe të lojërave në botë për nga fitimi, pas Tencent dhe Sony, duke shënuar një kthesë të madhe në botën në ngritje të lojërave kompjuterike.

Sony Group tani parashikon se profiti neto për 2022-23 do të jetë 5.8 miliard euro, rrënje kjo nga 6 miliard euro që ishin parashikuar më parë.

Ata thanë se rritja e shpenzimeve të blerjes kryesisht ndodhi për shkak se kompletimi i blerjes së Bungie Inc. kishte ndodhur më herët se sa ishte menduar.

Numri i klientëve në kinematë amerikane për disa javë i ishte kthyer nivelit që ishte para pandemisë. “Ne shpresojmë se si Sony Pictures do të shënojmë një tjetër fitore në arkat filmike pas suksesit që kishte filmi ‘Spider-Man: No Way Home’”, thotë Hiroki Totoki, shef i financave i Sony.

“Kemi shpresa të mëdha për filmin Bullet Train, në të cilin merr pjesë Brad Pitt”, shton

Divizioni filmik pret ngritje të shitjeve me shfaqjen e filmave Anime, duke përfshirë këtu edhe ndikimin nga blerja e Crunchyroll, libraria më e madhe në botë e filmave të animuar japonez në internet.

Related posts

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

D V

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

D V

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy