Agjencia Zhurnal.mk.

Sonte viti i ri, masat kundër Covid më të lehtësuara se vitin e kaluar

Shkup, 31 dhjetor – Me masa më të zbutura në krahasim me vitin e kaluar, shkupjanët dhe të gjithë qytetarët anembanë vendit do ta përcjellin vitin 2021 dhe do ta mirëpresin Vitin e Ri 2022.

 

Këtë 31 dhjetor, pavarësisht se ende është prezent pandemia e shkaktuar nga Kovid-19, qytetarët po organizohen për të festuar Vitin e Ri në sheshe, në qendra turistike, në kafene, restorante, lokale, ndryshe nga viti i kaluar kur situata me virusin nxiti vendosjen e masave dhe ndalimeve kufizuese.

Megjithatë, disa vende kanë ndaluar festimet në natyrë, kanë anuluar pritjen e natës së Vitit të Ri dhe kanë vendosur kufizime.

Këtë vit stolisja në kryeqytet ka nisur me vonesë. Nga java e kaluar në sheshin e Shkupit shihen disa dekorime për Vitin e Ri, të cilat për herë të parë nuk i kushtojnë Qytetit të Shkupit, por janë në kurriz të kompanive me përgjegjësi shoqërore. Në shesh janë vendosur shtëpizat e Vitit të Ri në lagjen “Winterland”.

Mjetet, të cilat ishin planifikuar për festën e Vitit të Ri, do të ndahen për kategoritë e cenueshme sociale. Paradokohe kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se ato mjete është më mirë t’u jepen atyre që këto ditë nuk kanë as ushqim.

“Qyteti nuk do të jetë i trishtuar. Viti i Ri do të festohet, por në mënyrë modeste, pa i kushtuar qytetit 250 mijë euro”, tha Arsovska.

Me mesazh për festat e fundvitit, doli dje Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili përkujtoi se duhet të festojmë me përgjegjësi, të kujdesemi ta ruajmë shëndetin personal dhe të afërmve.

“Të mos vozisim nëse konsumojmë alkool ose të mos pimë nëse duhet patjetër të drejtojmë mjet. Të mos e publikojmë mungesën tonë nga shtëpia, duke e bërë kështu më tërheqëse për vjedhësit, ndërsa dukuritë e dyshimta t’i paraqesim në komisariatin më të afërt. Piroteknikën tua lëmë profesionistëve, sepse vend shumë më i mirë për të festuar janë rrethi i më të afërmve, sesa urgjencat. Edhe pse për policinë nuk ka festë dhe ajo do të jetë në terren, të përmbahemi nga incidentet, sepse ato vetëm e shkatërrojnë atmosferën festive”, thotë në fjalimin me rastin e Vitit të Ri, Spasovski.

Me apel për konsum mesatar të ushqimit dhe pijeve alkoolike, që të mos ketë helmime nga alkooli, rrahje dhe aksidente, të sëmurët kronikë rregullisht ta marrin terapinë, rekomandojnë nga Shërbimi i urgjencës nga Klinika Universitare e Toksikologjisë në vigjilje festave të fundvitit.

Drejtuesja e Shërbimi për urgjencës, Milica Bubalo deklaroi për MIA-n se qytetarët nuk duhet të konsumojnë shumë alkool dhe duhet të përmbahen nga përdorimi i mjeteve piroteknike dhe armëve. Ajo theksoi se qytetarët duhet të hanë sasi të matura të ushqimit dhe të kenë kujdes gjatë ngrënies së ushqimit të yndyrshëm për shkak të mundësisë së paraqitjes së diarresë.

Shërbimi i urgjencës punon 24 orë, ndërsa gjatë festave të fundvitit do të punojnë edhe ambulancat kujdestare.

Drejtori i Klinikës për Toksikologji, Ridvan Bajrami, deklaroi për MIA-n se shpreson që qytetarët të mos e teprojnë me konsumimin e ushqimeve dhe pijeve alkoolike.

” Vitin e kaluar ishim të shkëlqyer për sa i përket intoksikimeve për natën e ndërrimit të viteve dhe gjatë festave të Krishtlindjeve. Numri i pacientëve ishte relativisht minimal krahasuar me vitet e tjera. Shpresoj që edhe këtë vit të jetë i njëjtë dhe të respektohen masat paraprake të Kovid-19, të cilat përfshijnë edhe distancën”, shtoi Bajrami.

Related posts

Qendra për mësim të përjetshëm në Fakultetin Filozofik në Shkup

Z H

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata

Z H

Radev – Zaev: Dialogu në nivel të lartë është i rëndësishëm për ndërtimin e besimit dhe zgjidhjes së çështjeve kontestuese

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More