Agjencia Zhurnal.mk.

Sonte nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTSH, rikthehen në skenë Sabri Fejzullahu, Gili e Mihrije Braha

Festivali i Këngës në RTSH rikthehet sonte në natën e dytë. Kjo natë do të vijë me të tjera surpriza dhe interpretime të veçanta nga artistët pjesëmarrës.

 

Është konceptuar ndryshe si “nata e dueteve”.

Çdo këngë e këtij festivali do të sillet në skenë e interpretuar nga artisti pjesëmarrës në duet me një këngëtar tjetër të njohur të skenës shqiptare.

Pirro Çako, Sabri Fejzullahu, Gili, Mihrije Braha dhe Irma Libohova janë vetëm disa prej emrave të njohur që do të përformojnë së bashku me artistët.

Prezantuesve të këtij edicioni, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli, do ti bashkangjitet sonte dhe kantautori dhe producenti Ardit Gjebrea.

Festivalin mund ta ndiqni sontë në orën 21:00 në ekranin e RTSH 1 HD, RTSH Muzikë, si dhe në Radio Tirana 1.

Përndryshe, pas mbarimit të natës së parë u zbulua lista e plotë e këngëve finaliste të cilat do të garojnë të mërkurën në finale dhe ato janë si më poshtë:

Alban Ramosaj – Theje
Denis Skura – Pse nuk flet, mama?
Eldis Arrnjeti – Refuzoj
Endri & Stefi – Triumfi i jetes
Ester Zahiri – Hijena
Evi Reci – Me duaj
Gjergj Kacinari – Ne enderr mbete ti
Janex – Deluzional
Kastro Zizo – Kuje
Kelly – Meteor
Mirud – Për dreq
Olimpia Smajlaj – Dua
Rezarta Smaja – E jemja nuse
Ronela Hajati – Sekret
Sajmir Cili – Nen maske (Hije)
Shega – Nje
Band Urban – Padrejtesi.

Related posts

Tayna dhe Ledri publikojnë bashkëpunimin e ri “Hala”

D V

Bluza e Elle Fanning duket të jetë një zinxhir gjigant ari

D V

Rikthimi në aktrim, biznesi, puna si modele dhe rigjetja e lumturisë në rolin e nënës për të famshmen ‘Hyrrem’

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More