Agjencia Zhurnal.mk.

Sondazhi i IDSCS dhe QPEP: Elita politike shpesh e tradhton popullin

Shkup, 29 nëntor – Mbi 80 për qind e qytetarëve pajtohen se politikanët dhe elita shpeshherë e tradhtojnë popullin dhe se më shumë flasin se sa veprojnë. Sipas tyre, politikanët që pretendojnë se mbrojnë interesat e qytetarëve, në fakt kujdesen vetëm për veten e tyre dhe sapo fitojnë zgjedhjet mendojnë se janë njerëz më të mirë se qytetarët.

Këto janë konstatimet e sondazhit të opinionit publik “Njeriu i popullit: Analizë e opinionit publik mbi kërkesat politike të qytetarëve” të kryer nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis) (IDSCS) në bashkëpunim me Qendrën Presidenciale për Edukim Politik – QPEP (PCPO).

Jovan Bliznakovski nga Instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup dhe bashkëpunëtor i jashtëm në prezantimin e sotëm online të konstatimeve të studimit informoi se sondazhi ka ofruar katër deklarata në lidhje me elitat politike dhe të gjitha kanë rezultuar në një dakordim të madh mes qytetarëve.

Sipas Bliznakovskit, një pikëpamje karakteristike populiste është se elitat politike janë kryesisht të korruptuara, me interesa personale dhe si të tilla nuk mund t’u besohet.

Siç tha ai, mbi 80 për qind e qytetarëve pajtohen se politikanët dhe elitat politike shpesh tradhtojnë popullin, që politikanët flasin më shumë sesa ndërmarrin veprime, se politikanët që pretendojnë se mbrojnë interesat e qytetarëve në fakt kujdesen vetëm për veten e tyre dhe se menjëherë pasi fitojnë zgjedhjet, politikanët mendojnë se janë njerëz më të mirë se qytetarët.

“Shumica dërrmuese, prej 80 për qind, prej të cilëve mbi 60 për qind pajtohen plotësisht me gradimin në shkallën që kemi dhe kjo tregon në një farë mënyre se si është qëndrimi i qytetarëve ndaj elitave politike dhe lirisht mund të themi se është shumë negativ. Kjo është diçka që edhe mund ta dimë nga ndonjë ndjenjë në shoqërinë në të cilën jetojmë, por kur e shohim si të dhënë në anketë është më e rëndësishme”, tha Bliznakovski.

Ai vuri në dukje se qytetarët i shohin politikanët si persona të korruptuar, të cilët kujdesen vetëm për veten e tyre dhe që e tradhtojnë popullin.

Gjithashtu, sipas të dhënave të sondazhit, afërsisht gjysma e të anketuarve, pajtohen me idenë se do të ishte më mirë që menaxhimi i vendit t’u lihej në dorë elitave ekonomike, ndërsa nga ana tjetër, gjysma nga të anketuarit kanë mosbesim të fortë ndaj elitave të ekspertëve.

Vlora Reçica, drejtuese e qendrës dhe studiuese në Institutin për Demokraci “Societas Civilis” shpjegoi se qëllimi i pyetësorit është të marrim përgjigje për kërkesat populiste dhe sociale në vendin tonë, për liderët populistë dhe politikat populiste.

“Kemi katër karakteristika kryesore që i kemi hulumtuar përmes pyetësorit tonë. Është mosbesimi ndaj elitave politike, të cilat përgjithësisht shihen si të korruptuara, pika e dytë është ideja se populli është moralisht superior ndaj elitave, pika e tretë është mosbesimi i theksuar ndaj

institucioneve demokratike dhe në fund si është botëkuptimi i politikës dhe jetës politikës, përmes prizmit konfrontues “Ne kundër tyre”, shtoi Reçica.

Gjatë sondazhit u prezantua një eksperiment, përkatësisht dy biografi të politikanëve që janë në një garë të vdekur për të marrë pushtetin. Biografia e parë është e një politikani karriere dhe e dyta e një njeriu nga populli.

Ajo theksoi se të dy kandidatët ofrojnë një program me ndryshime të mëdha socio-ekonomike dhe e ndryshmja e të dy kandidatëve është biografia e tyre dhe ku fillon karriera e tyre politike.

Sipas rezultateve, ata që mbështesin partitë në pushtet gjithmonë preferojnë kandidatin e parë, pra një politikan në karrierë.

Nga ana tjetër, të anketuarit që mbështesin opozitën zakonisht mbështesin kandidatin e dytë.

“Njëri është politikan me karrierë që ka mbajtur tashmë poste shtetërore dhe që ka qenë edhe pjesë e skenës politike, ndërsa kandidati i dytë apo njeriu i popullit është një njeri thuajse anonim për publikun, por bëhet i famshëm për shkak të politikave që promovon në këtë garë për pushtet. Dy të pestat ose rreth 40 për qind e qytetarëve preferojnë kandidatin e dytë, një njeri i popullit që ka fituar partinë e tij dhe nuk ka mbajtur asnjë detyrë deri në zgjedhje”, tha Reçica.

Gjithashtu, jovotuesit janë më shumë për kandidatin e dytë, ndërsa punonjësit e sektorit publik preferojnë kandidatin e parë.

Nga ana tjetër studentët, profesionistët e lirë dhe punonjësit e sektorit privat zgjedhin kandidatin e dytë, njeriun e popullit.

Mendimet e qytetarëve më të rinj dhe më të vjetër përkojnë me njëri-tjetirn, më saktë vendosin për kandidatin e dytë, ndërsa qytetarët me moshë mestare kanë mendime të ndara.

Kandidati i dytë kërkohet më shprehimisht nga pothuajse të gjitha kategoritë e qytetarëve.

Misha Popoviq, kreu i qendrës dhe studiues i lartë në Institutin e Demokracisë “Societas Civilis” tha se sipas sondazhit, kishte një shpërndarje të lartë të pranueshmërisë së teorive konspirative.

Konkretisht, 72% e qytetarëve mendojnë se bota kontrollohet nga disa familje të fuqishme, pra se në disa samite sekrete në disa kështjella të Evropës vendoset se si do të rrjedhë historia, kush do të vijë në pushtet etj.

Më konkretisht, 65% e të anketuarve janë dakord që Kovid është krijuar në një laborator për të kontrolluar njerëzit dhe 46% e të anketuarve pajtohen që klima kontrollohet nga satelitë të caktuar, radarë.

Nga teoritë lokale të konspiracionit, 44 për qind e të anketuarve pajtohen se shifrat e të sëmurëve me Kovid janë rritur, pasi njerëzit paguhen për të raportuar se ndërroi jetë nga Kovidi, ndërsa 46 për qind e qytetarëve besojnë se viruset spërkaten nga një avion dhe toksina të ndryshme.

Nga shifra pak më të ulëta, 29 për qind e të anketuarve besojnë se nuk ka ndryshim klimatik dhe 57 për qind e të anketuarve besojnë se mediat kryesore po përhapin gënjeshtra.

Sondazhi tregon gjithashtu se Kuvendi dhe Qeveria kanë besim të ulët, në shkallën nga 1 deri në 10, besimi është 3.5.

Besimin më të ulët e ka gjyqësori, pra pothuajse 5 në 10 qytetarë japin notën 1. Pra nuk besojnë fare në drejtësi, në përgjithësi vlerësimi është 2.8.

Presidenti i vendit gëzon një pozicion relativisht më të mirë në krahasim me institucionet e tjera të rëndësishme demokratike, të cilat kanë një besim prej 4.4 në shkallën nga 1 deri në 10.

Related posts

Lëvizja Besa: Zgjedhje sa më të shpejta parlamentare dhe të hiqet Qeveria teknike

Z.H

Ivanovska: Ndikimi politik nuk lejon që lëndët tona të kenë përfundim

Xh M

Prej sonte në mesnatë lirohen çmimet e naftës dhe të vajit ekstra të lehtë, benzina mbetët me çmim të njëjtë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More