Agjencia Zhurnal.mk.

Solomon: Futbolli kosovar është fenomenal

Theophilus Solomon, sulmuesi nigerian i Ballkanit është ambientuar shpejtë në futbollin kosovar dhe tashmë ka filluar të lë gjurmë me golat e tij në Superligën e Kosovës.

Solomon deri tani ka shënuar tri gola, dy prej të cilëve i gjeti në ndeshjen ndaj Dritës në fundjavë në fitoren 2:0.

25 vjeçari shprehet shumë i lumtur që është pjesë e futbollit kosovar – teksa e shpjegon se Superliga është kompeticion mjaft i vështirë.

“Futbolli kosovar është fenomenal dhe disi i vështirë. Me skuadrën e Ballkanit jam i lumtur dhe ata janë vërtetë djemë dhe staf i mrekullueshëm dhe vlerësoj të gjithë përpjekjen që bëjnë për ta bërë ekipin më të mirë”, tha fillimisht Theophilus Solomon për ‘GazetaBlic Sport’.

Ai thotë se ndihet shumë mirë pas golave ndaj Dritës.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona që luajnë futboll, njerëz në këmbë dhe bar

“Ishte ndeshje shumë e mirë dhe jam shumë i lumtur që ndihmova skuadrën të marrë tre pikët që na nevojiteshin”, vazhdoi ai.

Në fund, kur Solomon u pyet në lidhje me titullin kampion, ai tha se shpreson që të arrijë një gjë të tillë me klubin nga Suhareka.

“Po, shpresoj me të vërtetë që të mund ta mbajmë këtë formë që jemi tani dhe të arrijmë atë që kemi dashur gjithmonë dhe kjo do të ishte një përvojë dhe ëndërr e madhe e kthyer në realitet për të gjithë këtu”, përfundoi ai.

Mund të jetë një imazh i duke luajtur një sport, ambiente të jashtme dhe teksti

Vlen të theksohet se skuadra e Ballkanit ndodhet në vendin e parë në tabelë me 24 pikë pas 13 xhirove.

Related posts

Zyrtare: Dukagjini prezanton futbollistin nga Guinea i cili së fundmi është aktivizuar në Turqi

Redaksia

Kontrolli i policisë financiare, Taravari: Dëshirojnë të bëjnë spektakël!

Redaksia

Xhaferi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut është shembull për demokracinë funksionale multietnike

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More