Agjencia Zhurnal.mk.

Solemnitet qendror me rastin e Ditës së Armatës

Shkup, 18 gusht – Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të mbahet solemniteti qendror me rastin e Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që këtë vit i shënon 30 vjet nga formimi.

Me rastin e Ditës së Armatës fjalim do të kenë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriu dhe Komandant Suprem i Armatës, Stevo Pendarovski, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski.

Në solemnitet presidenti Pendarovski do të ndajë dekorata dhe do të kumtohen Dekrete për prodhimin e gradës gjeneral.

Ministrja Petrovska komandantit të gardës nacionale të Vermontit, gjeneral-major Gregori Najt do t’i ndajë mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

Solemniteti jubilar do të realizohet me defile solemne të eshalonëve të përbërë nga pjesëtarët e të gjitha komandave të njësiteve të Armatës, ndërsa do të prezentohen edhe automjetet e lehta blinduese dhe mjete të tjera bashkëkohore me të cilat disponon Armata.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy