Agjencia Zhurnal.mk.

Sokol Halili ende në arrati për më shumë se 40 orë, policia në kërkim të tij

Janë bërë më shumë se 40 orë që kur Sokol Halili i dyshuari për vrasjen e gruas së tij Hamide Magashi është në kërkim nga organet e rendit për krimin që kreu.

Që nga ngjarja e cila ndodhi rreth orës 18:00, mbrëmjen e 30 nëntorit e deri më tash kanë kaluar më shumë se 40 orë dhe Sokol Halili ende nuk është arrestuar nga Policia e Kosovës.Avokati i tij, nga rastet e më parshme ku i dyshuari kishte probleme me drejtësinë, Behar Sejda nuk pranoi të flas asgjë për dyshimet ndaj klientit të tij duke thënë se nuk ka autorizim nga pala që mbron.

Halili në orët e mbrëmjes së 30 nëntorit dyshohet se në oborrin e QKUK-së, më saktësisht para Klinikës së Gjinekologjisë qëlloi me armë zjarri bashkëshorten e tij e cila ishte shtatzënë në javën e fundit.

Halili i cili është banor i Komunës së Shtimes, ishte raportuar nga gruaja e tij Hamide Magashi më 6 korrik të këtij viti për dhunë në familje.Ajo kishte refuzuar të kthehej në shtëpinë e burrit të saj ndërsa nuk kishte pranuar as të shkojë në strehimore por te një familjare e saj në Komunën e Lipjanit.

Gruaja e vrarë kishte një urdhër- mbrojtje aktive e cila vlente deri në mars të vitit të ardhshëm. Të dhënat që ka publikuar KALLXO.com flasin për ngecje në hetim dhe trajtim të rastit paraprak që kishte viktima me të dyshuarin.Fillimisht, viktima kur e kishte raportuar rastin më 6 korrik, kishte dhënë detaje e informacione të bollshme që Prokuroria më pas të kërkonte një urdhër bastisje për shtëpinë e të dyshuarit.Gruaja kishte rrëfyer në polici se kishte përjetuar dhunë psikike nën kërcënimin e armës e madje kishte raportuar edhe se Halili mban armë në shtëpi.

Më datë 7 korrik, Policia e Rajonit të Ferizajt i ishte drejtuar me kërkesë Prokurorisë Themelore në Ferizaj që të pajiseshin me një urdhër bastisje meqenëse viktima kishte raportuar për armëmbajtje nga i dyshuari.Një kërkesë e tillë nga prokuroria në gjykatë u bë 21 më vonë, ndërsa bastisja u krye me 29 korrik.Gjatë bastisjes policia kishte gjetur dhe konfiskuar dy armë; një pushkë me leje të skaduar dhe një pistoletë me gaz e cila ishte duke u mbajtur ilegalisht nga Halili që nga viti 2014.Edhe pse Halilit i ishin gjetur armët në shtëpi ai sërish ishte hetuar në procedurë të rregullt.

Ky rast u nda dhe për këtë vepër penale, Halili u dënua me 300 euro gjobë nga Gjykata Themelore në Ferizaj nën arsyetimin se i njëjti është penduar për veprën që ka kryer por ka premtuar se nuk do të përsëris më rast të njëjtë apo të ngjashëm.Madje një tjetër pikë në të cilën është bazuar gjykatësi kur kishte marrë vendimin ishte edhe e kaluara kriminale, për të cilën sipas aktvendimit është konsideruar rrethanë lehtësuese se Halili nuk kishte vepër tjetër penale për të cilën ishte dënuar.Dëshmi e të dhëna të reja janë bërë të ditura në lidhje me rastin në fjalë.

Gruaja që u vra në oborrin e QKUK-së, kishte raportuar se burri i saj e kishte kërcënuar se do të kryente marrëdhënie seksuale me të para burrit të motrës së saj e më pas të njëjtin do ta vriste.Dëshmia e 35-vjeçares flet edhe se gjatë kohës sa ajo ishte në marrëdhënie pune në Komunën e Ferizajt, detyrohej që pagën t’ia jepte burrit si dhe t’ia paguante gjobat e tij.

Në mesin e shumë problemeve të cilat Hamide Magashi i kishte denoncuar në hetuesi dhe dosje të tjera të mbledhura nga organet ndjekëse përmendet edhe fakti se e ndjera i kishte ofruar para ish bashkëshortit vetëm e vetëm që ta linte të qetë dhe për ta lejuar ndarjen.Madje ky fakt ishte përmendur edha para gjykatës.Në një procesverbal përshkruhet se i dyshuari për vrasjen e Hamide Magashit, Sokol Halili i kishte thënë gjykatësit që gruaja e tij i ka ofruar para për ta lejuar që të shkojë në shtëpi.“Më ka premtu një shumë të madhe të pareve veç me e lanë me shku te shtëpia e babës, më ka thanë martohu me kë të duash, vetëm më lë rehat mua dhe fëmiun”- përshkruhet në procesverbalin gjyqësor. Madje para gjyqtarit, i dyshuari kishte deklaruar se nuk do ta linte të lirë Hamide Magashin me asnjë kusht, pasi nuk do lejonte që fëmiun ta mbante e ndjera.

E gjithë kjo ishte thënë para gjykatës në kohën kur po vendosej urdhëri mbrojtës. Të gjitha këto deklarata i kishte bërë i dyshuari Sokol Halili në kohën kur në Gjykatë po shqyrtohej kërkesa për mbrojtjen e viktimës.Ndërkaq deklaratat e viktimës para hetuesisë tregonin se e njëjta kishte raportuar dhunën e vazhdueshme me të cilin ishte përballur e ndjera.

Në këtë dosje, viktima kishte deklaruar se edhe çdo vizitë të bërë në familjen e saj kishte qenë e shoqëruar nga vjehrra dhe e vëzhguar nga bashkëshorti. Përpos përcjelljes së vazhdueshme nga vjehrra dhe bashkëshorti, viktima kishte raportuar edhe për kërcënimet me armë, dhunën e vazhdueshme të cilën e kishte pasur.Të gjitha këto pretendime ishin mohuar nga i dyshuari Sokol Halili.

Related posts

Dhunohet një burrë në Istog

Xh M

Rriten rastet e kontrabandimit me emigrantë, 20 të arrestuar

D V

Arrestohet 37 vjeçari në Fushë-Kosovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More