Agjencia Zhurnal.mk.

Softa: Nuk është vetëm detyra e policisë për sigurimin e fëmijëve në shkolla, puna fillon nga prindërit

Këtë vit të ri shkollor është parashikuar rritja e sigurisë së nxënësve jo vetëm në shkolla, por edhe në ambientet rreth saj.

Një rol të veçantë në këtë nisëm ka policia rrugore dhe ajo bashkiake që do të monitorojnë akset rrugore pranë shkollave dhe por edhe mjeteve që transportojnë nxënësit.

Eksperti i kriminalistikës dhe sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” është pyetur rreth sigurisë së nxënësve si shënjestra të shitësve të drogës.

“Fëmijët që nuk gjejnë ngrohtësi në familje, janë më të prirur të sulmohen nga shitësit e drogës.

Kur një baba kujtohet për fëmijën e tij vetëm mbrëmjen e vitit të ri, fëmija dihet ku do shkojë.

Në shkollë ndjeshmëria ndaj këtyre faktorëve është më e fortë, por nuk është vetëm detyra e policisë për sigurimin e fëmijëve, puna fillon nga prindërit.

Në qoftë se fëmija nuk komunikon me nënën dhe nëna me fëmijën nuk e ka fajin shkolla as psikologu. Psikologu do psikolog për vete”, u shpreh Softa.

Related posts

Qëlluan drejt policisë në pikën kufitare me Kosovën/ SPAK kërkon ‘arrest me burg’ për shtatë shtetasit e huajt

Xh M

Cikloni Mesdhetar afrohet drejt Shqipërisë, çfarë pritet të ndodhë?

Xh M

U vra nga fëmijët, vëllai i jep lamtumirën e fundit 50-vjeçarit në Durrës

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy