Agjencia Zhurnal.mk.

Snopçe: Anëtarët e partisë duan që përsëri Sela të jetë lider i ASH-së (Video)

Shkup, 15 mars – Më 13 mars përfundoi dhe dorëzimi i kandidaturave për kryetar të ardhshëm të Aleancës për Shqiptarët, i cili do të zgjedhet në kongresin e dytë më 27 mars, informon Zhurnal.

Për këtë njoftoi sot deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, i cili konfirmoi se në komisionin përkatës të partisë, ka arritur vetëm një propopzim për kryetar partie, e ai është i kryetarit aktual, Ziadin Selës.

Snopçe bëri të ditur se ASH ka 1600 anëtarë e ato në parti kanë dorëzuar vetëm një kandidaturë për lider të ardhshëm të ASH-së. Afati ka qenë 2javë para mbajtjes së kongresit gjegjësisht deri më 13 mars.

Propozimi për lider të ASH-së ka qenë në harmonizim me të gjitha degët e partisë në të gjithë vendin./Zhurnal.mk

Konferencë për shtyp – Deputeti Halil Snopçe

Konferencë për shtyp – Deputeti Halil Snopçe

Posted by Aleanca për Shqiptarët on Tuesday, March 15, 2022

Related posts

Arrestohen një person nga Kumanova për trafikim me emigrantë

D V

Sot përsëri pati alarme për bomba në shkolla, të gjitha përsëri të rreme

Z.H

Shumica parlamentare, Xhaferi: Rezultati i fundit është akti i votimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More