Agjencia Zhurnal.mk.

Snap prezanton Pixy, “kamerën e parë fluturuese

Kompania Snap që është në pronësi edhe aplikacioni i njohur Snapchat, ka prezantuar “kamerën e parë fluturuese” – përkatësisht një dron të vogël të pajisur me kamerë.

Fjala është për dronin Pixy që është aq i vogël sa që mund të qëndrojë në pëllëmbën e dorës. Shitja e saj do të fillojë në SHBA dhe Francë, kurse çmimi do sillet rreth 230 dollarë.

Nga Snap është bërë e ditur se porositë do të fillojnë në fund të majit. E fotografitë dhe videot që i realizon droni do të dërgohen në Snapchat Memories, ku përdoruesit do të mund t’i editojnë apo t’i përdorin më vonë.

Pixy është edhe një shembull eksperimental që po e kryejnë në këtë kompani, që ka lidhje me rrjetin social. Kompania amë Snapchat, Snap është e njohur për aplikacionin për shkëmbim mesazhesh, por veten e quan si kompani e specializuar në kamera.

Vitin e kaluar Snap prezantoi syzet më të reja të realitetit virtual të quajtura Spectacles, që i mundësojnë kreatorëve që fotografitë digjitale “t’i bartin” në botën reale. Prej vitesh po flitet që Snap po zhvillon një selfie dron, e tani edhe është prezantuar.

Për përdorimin e dronit nevojitet të shtypet butoni dhe të miratohet një prej shtatë stileve të fluturimit. E në shitje ky dron vjen në dy pako të ndryshme – varësisht nga kërkesa e blerësit.

Pakoja bazë kushton 230 dollarë dhe përfshin edhe pajisjen për bartjen e dronit, kablloja për mbushje dhe bateria. Ndërsa pakoja 250 dollarëshe nënkupton bateri shtesë që mbushen dhe mbushësi i shpejtë.

Çmimi për një bateri është 20, kurse për mbushës 50 dollarë. Se sa kanë jetëgjatësi bateritë nuk dihet, por do të duhej të qëndronin pesë deri në tetë fluturime.

Pixy ofron 16 GB memorie dhe mund të ruaj deri në 1 mijë fotografi dhe 100 video të shkurtra. Droni peshon vetëm 101 gramë, e realizon video me rezolucion 2.7 K me kamerë prej 12 MP.

Related posts

iPhone i parë me portin USB-C shitet në ankand, çmimi i tij është 80 mijë dollarë

D V

Një telefon OnePlus pritet së shpejti të dalë në treg me një shpejtësi karikimi

D V

Sipas SensorTower këto janë aplikacionet më të shkarkuara në botë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More