Agjencia Zhurnal.mk.

Snap po planifikon largimin e punëtorëve nga puna

Snap është në fazat e hershme të largimit të punëtorëve nga puna, kjo sipas dy burimeve që janë në dijeni me planet e kompanisë.

Shkurtimet e planifikuara vijnë pasi që kompania së fundmi dha rezultate zhgënjyese të të ardhurave dhe se nuk parashikoi të ardhura për tremujorin e tretë – lajm ky i cili çoi në rënie të çmimit të aksioneve në nivelet më të ulëta të të gjitha kohërave.

Mbetet e paqartë se sa nga 6,000 punëtorët e Snap do të largohen nga puna, pasi menaxherët në të gjithë kompaninë ende janë duke planifikuar shtrirjen e plotë të shkurtimeve për ekipet e tyre.

Russ Caditz-Peck, një zëdhënës i Snap, nuk pranoi të komentojë mbi rastin.

Biznesi i Snap është dëmtuar kohët e fundit në dy fronte kryesore: i pari është prezantimi nga Apple i kërkesës “Ask App Not to Track”, të cilin një shumicë e vlerësuar e pronarëve të iPhone kanë zgjedhur “Po” për ta bërë më të vështirë për kompanitë si Snap për ta zbatuar në mënyrë sa më efektive të targetojnë reklamat e tyre, raporton The Verge.

Faktori i dytë është rënia më e gjerë ekonomike që ka ndëshkuar veçanërisht çmimet e aksioneve të Snap dhe kompanive të tjera që “djegin para”. Snap ka qenë fitimprurës vetëm në një tremujor që kur doli në publik në 2017.

Hera e fundit që Snap kishte bërë largime nga puna ishte viti 2018, kur ende ishin në “lëkundje” nga ri-dizajni i keq ekzekutuar. Që atëherë baza e tyre e përdoruesve është ngritur në 347 milionë përdorues ditor, duke e kaluar Twitter-in.

Related posts

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

D V

YouTube po teston një veçori që ju lejon të kaloni më shpejt te pjesët interesante të një videoje

D V

WhatsApp do të mundësojë dërgimin automatik të përmbajtjes HD

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy