Agjencia Zhurnal.mk.

Sllovenia zgjedh presidenten e parë grua

Aktivistja e të drejtave liberale, Natasa Pirc Musar, ka fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale të Sllovenisë. Zonja Musar do jetë kryetarja e parë grua e shtetit të vogël, anëtar i Bashkimit Evropian.

 

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, zonja Pirc Musar ka marrë 54% të votave kundrejt kandidatit tjetër, ish-ministrit të jashtëm konservator, Anze Logar i cili mori 46% të votave.

Ajo e shpalli fitoren duke thënë se detyra e saj e parë do të jetë t’i jap fund ndarjes së thellë politike majtas-djathtas në shtetin me 2 milionë banorë.

Fitorja e saj i ka dhënë edhe më shumë shtytje bllokut liberal slloven pas fitores së koalicionit të qendrës së majtë në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në prill.

Natasa Pirc Musar është një avokate e shquar sllovene. Ajo ishte përfaqësuese ligjore e ish-zonjës së parë të SHBA-së, Melania Trump në çështjet gjyqësore për të drejtat e autorit dhe çështje të tjera në vendlindjen e saj, Slloveni.

Related posts

Japonezët e nderojnë Aben, nesër do të bëhet varrimi i tij

Xh M

Iranii kërkon marrëveshje të përhershme bërthamore

Xh M

Presidenti i KE: Zona e ndaluar e fluturimit mbi Ukrainë mund të çojë drejt Luftës së III Botërore

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More