Agjencia Zhurnal.mk.

Sllovenia, vendi i parë në rajon që ngre nivelin e lartë të sigurisë nga rreziku i terrorizmit

Lubljanë, 18 tetor – Sllovenia sot për shkak të ngjarjeve në Lindjen e Mesme e ngriti rrezikun nga terrorizmi në nivel mesatar, që është i treti nga pesë nivelet e rrezikut.

Siç njoftoi parlamenti slloven, Komisioni për Kontrollin e Shërbimeve të Inteligjencës dhe Sigurisë në një seancë urgjente u njoh me vlerësimin e kërcënimit të sigurisë “në rast të protestave të mundshme anti-izraelite në Slloveni” dhe me “aktivitetet e shërbimeve të mbikëqyrura në Slloveni në këtë drejtim”.

Një tubim në mbështetje të Palestinës është paralajmëruar për nesër në orën 17:00 në Trg Republika në Lubjanë.

Më herët sot, Austria e ngriti nivelin e kërcënimit terrorist në nivelin e dytë, më të lartë (portokalli) dhe mori vendim në periudhën e ardhshme që gati 200 ushtarë të dalin në rrugë, kryesisht në Vjenë.

Related posts

Alarmante/ 46 raste të reja me HIV/AIDS në vend këtë vit, 10 më shumë se vitin e kaluar

Xh M

Vazhdojnë kërkimet për 14-vjeçaren e zhdukur nga Shkupi

Xh M

Mërgimtarët në Zvicër hapin dyert për liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim

Xh M