Agjencia Zhurnal.mk.

Sllaveski pret mendim nga Arsovska për seancë të jashtëzakonshme në këshill të Shkupit

Shkup, 10 janar – Kërkesa e dorëzuar në Këshillin e Qytetit të Shkupit nga ana e Grupit të këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit është e paplotë, sepse nuk është përmbushur kushti i Statutit dhe Rregullores së Qytetit të Shkupit se kërkesë për mbledhje të jashtëzakonshme mund të paraqesin së paku 15 ose një e treta e anëtarëve të Këshillit, deklaroi sot kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski.

Megjithatë, sipas tij, edhe pse ky kusht nuk është plotësuar, kërkesën me urgjencë e ka përcjellë deri te kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska me lutje për mendim për shtatë iniciativat e propozuara si pika të rendit të ditës.

“Mbrëmë me porosi nga kryetarja Arsovska u njoftova se gjatë ditës së sotme si kryetar i Këshillit duhet të marr mendim nga Qyteti i Shkupit sipas kërkesave të paraqitura”, thotë Sllaveski, duke shtuar se deri tani nuk ka marrë mendim të tillë.

Sllaveski theksoi se për kërkesën ka biseduar edhe me koordinatoren e Grupit të këshilltarëve të koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, Lubica Jançeva.

Grupi i këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit sot informoi se ka dorëzuar iniciativë për thirrje të seancës së jashtëzakonshme për ndotjen në kryeqytet.

Sllavevski nga ana e tij theksoi se të gjithë dëshirojnë që qytetarët e Shkupit të kenë cilësi më të mirë të jetesës dhe ajrit por “duhet të jemi të vetëdijshëm për kufizimet që një pjesë e madhe e problemeve me ndotjen e ajrit kërkojnë qasje afatgjate”.

Related posts

Spasovski dhe Kovaçevski do të marrin apanazh prej 2.500 eurove në muaj gjatë gjithë vitit

D V

Ali Ahmeti: Bujar Osmani është kandidati i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut

D V

Bytyqi – Smith: Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe potencial të madh për zhvillim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy