Agjencia Zhurnal.mk.

Skuqja dhe flluska në lëkurë nuk janë aspak të padëmshme: Gjashtë gjërat që çojnë në psoriazë

Psoriaza është një çrregullim autoimun që mendohet se ndodh kur qelizat e bardha të gjakut prodhojnë shumë substanca specifike, duke shkaktuar inflamacion

 

Në këtë gjendje, qelizat e lëkurës zhvillohen shumë më shpejt, por ato gjithashtu vdesin, gjë që çon në shfaqjen e trashjes.

Kjo krijon flluska ngjyrë të kuqe në të argjendtë që janë karakteristike për psoriazën, transmeton Telegrafi.

Lezionet e psoriazës më së shpeshti shfaqen në lëkurën e kokës, gjunjë, bërryla dhe në pjesën e poshtme të shpinës.

Edhe pse simptomat më të dukshme shfaqen në lëkurën tuaj, psoriaza mund të ketë komplikime të tjera, duke përfshirë një rrezik të shtuar të diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe madje edhe sëmundjes së Crohn-it.

Pasi të shfaqet psoriaza, nuk do ta shpëtoni kurrë, por simptomat e saj mund të shfaqen dhe të zhduken.

Faktorë të shumtë mund të çojnë në shfaqjen e psoriazës dhe këta janë më të shpeshtit:

1. Keni kaluar një infeksion

Nuk është e pazakontë që njerëzit të preken nga psoriaza pasi kanë kaluar një infeksion, si bronkiti, bajamet ose ndonjë infeksion tjetër respirator. Kjo ka kuptim sepse infeksionet sulmojnë sistemin imunitar.

2. Një prerje

Lëndimet e lëkurës si prerjet dhe gërvishtjet, madje edhe djegiet nga dielli, pickimet e insekteve ose tatuazhet e reja, mund të shkaktojnë diçka të quajtur reagimi Koebner ose fenomeni Koebner. Këtu, një lezion psoriatik shfaqet në një pjesë të trupit ku ajo zakonisht nuk shfaqet.

3. Stresi

Dihet se stresi është shkaktar i problemeve të shumta me shëndetin fizik. Në fakt është një nga shkaqet më të zakonshme. Terapitë plotësuese dhe alternative për lehtësimin e stresit si meditimi dhe akupunktura mund të ndihmojnë në reduktimin e psoriazës.

4. Alkooli dhe cigaret

Alkooli është treguar se përkeqëson psoriazën, veçanërisht te meshkujt. Gjithashtu mund të zvogëlojë efektet e trajtimit. Pirja e duhanit dyfishon rrezikun e zhvillimit të dëmundjes dhe madje mund ta përkeqësojë.

5. Lindja e fëmijës

Tek gratë, ndryshimet hormonale mund ta përkeqësojnë psoriazën. Në përgjithësi, nivelet më të larta të disa hormoneve duket se mbrojnë nga shpërthimet e sëmundjes, ndërsa nivelet më të ulëta mund t’i përkeqësojnë ato. Kjo është arsyeja pse psoriaza mund të shpërthejë gjatë pubertetit, shtatzënisë, pas lindjes dhe menopauzës.

6. Barnat e reja

Disa ilaçe gjithashtu mund të shkaktojnë psoriazë. Në veçanti, ka të bëjë me barnat që përmbajnë litium, i cili përdoret për trajtimin e çrregullimeve bipolare dhe kushteve të tjera psikiatrike. Ekzistojnë gjithashtu disa ilaçe që përdoren për trajtimin e malaries, ilaçe anti-inflamatore josteroidale si ibuprofeni dhe ilaçe për presionin e lartë të gjakut si beta-bllokuesit.

Related posts

Optimizmi mund të jetë po aq i rëndësishëm sa ushtrimet për jetëgjatësi

Lea Muslija

Nëse natën ndieni një dhimbje të fortë në nyja, jeni në rrezik në gjashtëdhjetë ditët e ardhshme

Lea Muslija

Simptomë e re e coronavirusit të zgjatur: Organet vitale të rrezikuara që nuk kanë të bëjnë me mushkëritë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More