KF Onix po vazhdon me përgatitjen maksimale për stinorin pranveror në Ligën e Parë.
Skuadra nga Banja ka arritur marrëveshje me mbrojtësin me përvojë, Lulzim Doshlaku i cili vjen nga Feronikeli, shkruan Gazeta Olle.
Gjithashtu, Onix prezantoi edhe tre lojtarë të rinj, Eldar Kelmendi, Altin Shala dhe Granit Pelaj.
Njoftimi i plotë nga KF Onix:
Transferimi i radhës nga FC Phoenix-Banjë është mbrojtësi me shumë përvojë në futbollin kosovar Lulzim Doshlaku nga KF Feronikeli.
-Poashtu ekipi ynë ka nënshkruar edhe me 3 lojtar të rinjë: Eldar Kelmendi, Altin Shala dhe Granit Pelaj.
/Gazeta Olle/