Agjencia Zhurnal.mk.

S’kryen punë as ndërmjetësimi i kryesindikalistes evropiane, greva vazhdon

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës Rrahman Jashari dhe drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) Susan Flocken, kanë pasur një takim të mërkurën me kryeministrin Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

 

Në një konferencë për media pas këtij takimi, Jasharaj ka thënë se me gjithë argumentet e Flockenit në mbështetje të grevës, Qeveria nuk ka ndërruar qëndrim.

Kreu i kësaj sindikate, Rrahman Jashari, ka thënë se greva do të vazhdojë, dhe se orët e humbura nuk do të kompensohen.

“Sot zonja ka pasur një takim me kryeministrin Kurti, e kemi shoqëruar edhe ne, dhe i them faleminderit që është me ne dhe u përpoq që ta tejkalojmë këtë situatë”, u shpreh Jasharaj.

“Sot takimi i ishte dedikuar zonjës Flocken, ishte një takim që ne pretenduam që në emër të gjithë kolegëve tanë, qeveria duhet ta ndërrojë kahjen dhe qëndrimin. Me gjithë argumentet dhe mbështetjen e paraqitur nga zonja Flocken, duket se Qeveria nuk ka ndërruar në qëndrimet e veta”, ka thënë Jasharaj.

Sipas tij, vetë fakti që nuk ka asnjë lëvizje as pas këtij angazhimi në emër të 11 milionë anëtarëve të arsimit për tërë Evropën, tregon se greva në arsim vazhdon.

“Nuk kemi asnjë lëvizje fatkeqësisht dhe kemi pritur shumë nga ky takim presinim që Qeveria të lëvizte nga pozicioni i saj”, është shprehur ai.

Ndërkohë, Flock theksoi se nuk kanë arritur që të gjejnë një zgjidhje për grevat në arsim.

“Unë erdha nga Brukseli veçanërisht për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, duhet të ju them që patëm një shkëmbim të gjatë, por nuk arritëm të gjejmë zgjedhje për këtë”, u shpreh ajo.

Flocken ka thënë se vazhdojnë ta mbështesin SBASHK-un dhe anëtarët e saj, duke shprehur keqardhjen e saj për moszgjidhjen e situatës.

“Ne vazhdojmë ta mbështesim SBASHK-un dhe anëtarët e saj në vendimet e tyre dhe këtë do ta marrë me vete nga Kosova prapa në Bruksel dhe në anëtarësinë tonë. Ishte e rëndësishme që të jem këtu që t’ua japë mbështetjen e mësuesve dhe se nuk kemi qenë në gjendje të gjejmë zgjidhje për këtë çështje”, ka thënë Flocken.

Related posts

Kurti shpreh ngushëllime për viktimat në Gllogjan: Policia është mobilizuar për ta hetuar këtë krim të rëndë

D V

Tri OJQ egjiptiane përmes një letre drejtuar Kurtit, kërkojnë largimin nga akronimi RAE

D V

ZRRE-ja së shpejti vendos për tarifat e reja të energjisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More