Agjencia Zhurnal.mk.

Skënder Rexhepi ekskluzivisht për Zhurnal: Me rëndësi është të largohet BDI-ja në Tetovë!

Shkup, 19 tetor – Deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi, ka dalur me një qëndrim që dallon nga qëndrimi i shprehur nga zëdhënësi i partisë, Orhan Murtezani, lidhur me përkrahjen e mundshme në rrethin e dytë në Tetovë.

 

Rexhepi thotë se për partinë e tij prioritare është të mposhtet BDI me çka ka lënë të hapur madje edhe mundësnë për të përkrahur Bilall Kasamin në Tetovë.

“Të gjitha të këqijat e shqiptarëve në Maqedonine e Veriut janë si pasoj e keqmenaxhimit të pushtetit qendror dhe ate lokal nga ana e BDI-së, andaj sa me heret kjo e keqe te largohet nga vendbanimet shqiptare aq me mirë do te jetë”, deklaroi Rexhepi për Zhurnal.

Ai megjithatë thekson se për bashkëpunimet eventuale dhe përkrahjet në rethin e dytë duhet të vendosin organet kompetente në të dyja partite e koalicionit ASH-AAA.

Paraprakisht zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani, ka deklaruar prerazi se kjo parti nuk do ta përkrahë Bilall Kasamin në rrethin e dytë.

Related posts

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar mbi 7.000 viktima nga coronavirusi në Maqedoni

D V

Përfundoi dita e parë e debatit në komision për Propozim-buxhetin për vitin 2022

D V

Në Shkup sot mbahet Forumi i parë socio-ekonomik, ngjarje e parë e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More