Agjencia Zhurnal.mk.

Skena të shëmtuara në futbollin italian: Tifozët pushtojnë fushën dhe ndërpresin disa herë ndeshjen

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur gjatë ndeshjes Foggia – Catanzaro, me ultrasit e vendasve që kanë pushtuar fushën e lojës.

 

Ndeshja përfundoi me rezultatin 6-2 për mysafirët, teksa takimi është ndërprerë dy herë, për shkak së tifozët janë dyndur në fushë.

Ata kanë filluar të fyejnë dhe kanë tentuar të sulmonin lojtarin e Catanzaros, Pietro Iemello, i cili dikur ka qenë pjesë e ekipit të tyre.

Një nga këto ndodhën pasi Iemello shënoi dy gola që në pjesën e parë, duke nxehur gjakrat e të pranishmëve.

Ndërsa ndalesa e dytë e ndeshjes ndodhi në momentin kur sulmuesi do të ekzekutonte një penallti, kur një tifoz hyri në fushë dhe u ndal nga sigurimi.

Teksa lojtari hoqi dorë nga penallti dhe u zëvendësua, por edhe në stol nuk u la i qetë.

Edhe pas golit të dytë të Foggias, pati rrëmuja, me arbitrin që u detyrua ta ndërpriste takimin derisa situata u qetësua plotësisht. 

Related posts

E ardhmja e Leao në udhëkryq – vazhdimi me Milan, kalimi te Chelsea po City?

Lea Muslija

Arteta e pranon se nuk janë as afër nivelit të top katërshes

D V

Juventusi beson se është favorit për transferimin e Pogbas

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More