Agjencia Zhurnal.mk.

Skandaloze/Çfarë e lidh Shaqir Fetahun me ish deputetin e Putinit që Radio Evropa e Lirë e përmend si udhëheqës të rrjetit prorus për ndikim në Ballkan (Foto)

Shkup, 23 shkurt – Mediumi prstigjioz amerikan Radio Evropa e Lirë (REL) sot i ka kushtuar një artikull të gjatë aktivitetit të “Forumit Mysliman Evropian”, një organizatë që thuhet se është pjesë e rrjetit prorus për ndikim në Ballkan, që hapur kanë mbështetur Putinin. Në hulumtimin e thellësishëm të kryer nga REL thuhet se Forumi Mysliman Evropian është organizatë e themeluar në tetorin e vitit 2018 dhe i ka disa zyra në Evropë.

Udhëheqës i Forumit është Abdul-Vahed Niyazov. Në të kaluarën, ai besohet se ka qenë udhëheqës i lëvizjes “Myslimanët në mbështetje të presidentit Putin”, dhe gjatë një periudhe ka qenë përfaqësues i partisë së Putinit në Dumë, dhomën e poshtme të Parlamentit rus. Sipas autoriteteve lituaneze, pozitat kryesore në Forum u takojnë udhëheqësve të organizatave myslimane ruse, të cilat kanë lidhje me administratën presidenciale të Rusisë. Niyazovit i është ndaluar hyrja në zonën Shengen, në Evropë, prej tetorit të vitit 2022.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka arritur të sigurojë fotografitë që tregojnë se udhëheqësi i këtij Forumi, respektivisht ish deputeti i partisë së Putinit bashkë me shokët e tij. , është pritur zyrtarisht dhe është dekoruar nga kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu. Takimi është realizuar më 7 korrik të vitit 2021 dhe është përcjellë me një kumtesë zyrtare që dëshmon mikpritjen e ngrohtë që Fetahu ia ka përgatitur ish deputetit të partisë ruse në pushtet.
“Të mërkurën, më 07.07.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI, H. Irsal ef. Jakupi dhe Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Abdilkerim ef. Iseni, priti një delegacion të Forumit Mysliman Evropian me seli në Bruksel, të udhëhequr nga Kryetari i FME Abdul-Vahid Niyazov, të cilët pasi vizituan bashkësitë islame në Kosovë, Shqipëri, Sanxhak e Mal të Zi, vizituan edhe vendin tonë.

Fillimisht Reisul Ulema u dëshiroi mirëseardhje dhe i njoftoi mysafirët me organizimin e Bashkësisë Fetare Islame dhe aktivitetet që ndërmerr ky institucion përfaqësues i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut në për organizimin e jetës fetare në vend dhe jashtë. Kryetari i Forumit Mysliman Evropian Abdul-Vahid Niyazov e falënderoi Reisul Ulemanë për mikpritjen dhe respektin që i bënë atij dhe delegacionit që ai udhëheq të përbërë nga anëtarë të kombeve të ndryshme, e më pas shpalosi idetë dhe planet që i synon ky forum për të ardhmen. Më pas të dyja palët biseduan rreth rrjedhave të përgjithshme fetare dhe u shkëmbyen mendime dhe përvoja nga të dyja palët”, thuhej në kumtesën e 7 korrikut të vitit 2021.

Fotografitë dhe kumtesa nga ky takim ende qëndrojnë në faqen zyrtare të BFI-së, mirëpo akti i pranimit dhe dekomrimit të një ish deputeti të partisë së presidentit Rus Vlladimir Putin, siç është Niyazov, gjithsesi se është skandal më vetë që duhet të shqetëson BFI-në dhe myftinitë, e pse jo të fillohen edhe hetime për lidhjet e kryetarit të BFI-së me Forumin në fjalë.

Foto Print Screen

Në funksion të zbardhjes së këtyre lidhjeve, Zhurnal sot ka dërguar disa pyetje në emailet zyrtare të BFI-së, por përgjigje deri në përfundimin e këtij teksti nuk kemi marë. Pyetjet po i sjellim në vijim për t’i bë publike, sepse do të ishte mirë që nëse nuk përpgjigjet Fetahu dhe kabineti i tij, atëherë ndaj tyre të përgjigjen institucionet tjera në kuadër të BFI-së, që kanë obligim të kujdesen për pastrëtinë e institucionit.

Ja pyetjet e dërguara nga Zhurnal, për të cilat ende nuk kemi përgjigje:
“Të nderuar
Radio Evropa e Lirë ka publikuar një lajm me titull “Si përpiqet Rusia të ndikojë në Ballkan përmes Forumit Mysliman Evropian?” (https://www.evropaelire.org/a/perhapja-propaganda-ruse-forumi-mysliman-evropian/32830460.html). Ky artikull sqaron gjerë e gjatë planet ruse për ndikim dhe destabilizim në Ballkan përmes këtij Forumi. Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka siguruar një foto që tregon se si krerët e këtij Forumi janë pritur zyrtarisht dhe janë dekoruar nga kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu.
Për nevojat e një teme që jemi duke e trajtuar si vazhdimësi e artikullit të publikuar në Radio Evropa e Lirë, ju lutemi të na përgjigjeni në pyetjet të vijim:
Pse ka dekoruar kryetari i BFI-së Shaqir Fetahu këta persona, a ka qenë i vetëdijshëm për mysafirët që ka pranuar dhe dekoruar?
A do të kryhen hetime brenda BFI-së nëse kryetari Fetahu është i kyçur në planet ruse për ndikim dhe destabilizim në Ballkan?
A do të kërkohet shkarkim i kryetarit Fetahu për të mbrojtur BFI-në që të mos njolloset si instituion pro rus?
Me konsideratë të thellë
Zhurnal”.

Çdo mungesë e përgjigjeve ndaj këtyre pyetjeve mund të konsiderohet në opinion si vërtetim për bashkëpunim të kryetarit të BFI-së me ish deputetin e Putinit dhe tentim për mbajtje në fshehtësi të këtij bashkëpunimi.

Në vazhdim sjellim e dhe artikullin e plotë ashtu siç është publikuar në Radio Evropa e Lirë:

Si përpiqet Rusia të ndikojë në Ballkan përmes Forumit Mysliman Evropian
Kur tensionet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit qenë rritur në gushtin e vitit 2022 për shkak të çështjes së targave ilegale serbe të automjeteve, të cilat përdoreshin në veri të Kosovës, Forumi Mysliman Evropian kishte shprehur shqetësimin e tij se myslimanët mund të pësonin nga ndonjë incident i mundshëm. Kjo, megjithatë, nuk ka qenë hera e parë që kjo organizatë ka shfaqur interesim për rajonin e Ballkanit.

Puna e saj është përmendur së voni në një raport që ka përpiluar Royal United Services Institute (RUSI), me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i konsideruar instituti më i vjetër në botë në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Në raportin e titulluar “Kërcënimi nga lufta jokonvencionale e Rusisë përtej Ukrainës, 2022–‘24” përmenden taktika të ndryshme të Rusisë për të krijuar përçarje në Evropë. Aty përfshihet edhe strategjia e Rusisë për të zgjeruar ndikimin e saj në botën myslimane, nëpërmjet organizatave dhe fondacioneve bamirëse. Një ndër to është Fondacioni Ahmat Kadyrov, i cili tenton të popullarizojë si figurë fetare ish-udhëheqësin çeçen, njëherësh babanë e udhëheqësit aktual të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili është aleat i presidentit rus, Vladimir Putin. Punë të ngjashme bën edhe Forumi Mysliman Evropian. Sipas raportit britanik, “organizata është sidomos aktive në Ballkan, ku ka krijuar lidhje me përfaqësues autoritarë myslimanë (jo vetëm fetarë, po edhe figura politike) në Serbi, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Kroaci, Greqi dhe Rumani”.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar këtij entiteti për një koment lidhur me gjetjet e raportit të RUSI-t, por ai nuk qenë i qasshëm. Në ueb-faqen e saj, në internet, nuk gjenden të dhëna për mënyrën e financimit të organizatës.
Çfarë raportesh ka Kosova me Forumin Mysliman Evropian? Në korrik të vitit 2021, një delegacion nga Forumi Mysliman Evropian, i kryesuar nga kryetari i tij, qëndroi për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) dhe në Fakultetin e Studimeve Islame. Delegacioni qe pritur nga kryetari i BIK-ut, myftiu Naim Tërnava, dhe nga bashkëpunëtorët e tij. Atëbotë, zyrtarë të BIK-ut i patën thënë Radios Evropa e Lirë se delegacionin e kishin pritur vetëm në shenjë respekti dhe se nuk kishin qenë në dijeni se me kë ka afërsi organizata. Delegacioni pati zhvilluar një mori vizitash edhe në vendet e tjera në Ballkanit. Në faqen e Këshillit të Myftinjve të Rusisë, vizita ishte paralajmëruar si mundësi për të avancuar në një nivel tjetër bashkëpunimin mes myslimanëve të Ballkanit dhe atyre të Rusisë.

Çfarë dihet për Forumin dhe kush e udhëheq atë?

Forumi Mysliman Evropian është organizatë e themeluar në tetorin e vitit 2018 dhe i ka disa zyra në Evropë. Udhëheqës i Forumit është Abdul-Vahed Niyazov. Në të kaluarën, ai besohet se ka qenë udhëheqës i lëvizjes “Myslimanët në mbështetje të presidentit Putin”, dhe gjatë një periudhe ka qenë përfaqësues i partisë së Putinit në Dumë, dhomën e poshtme të Parlamentit rus. Sipas ueb-faqes së Forumit, ai angazhohet për ofrim të ndihmës për integrim të emigrantëve myslimanë në shoqëritë evropiane, për ndërtim të xhamive dhe qendrave kulturore, apo për zhvillim të industrisë Halal në Evropë.

Por, Zyra e Departamentit për Siguri Shtetërore e Lituanisë ka thënë në raportin vjetor të 2023-tës se Forumi përhap propagandë kundër Perëndimit. Sipas autoriteteve lituaneze, pozitat kryesore në Forum u takojnë udhëheqësve të organizatave myslimane ruse, të cilat kanë lidhje me administratën presidenciale të Rusisë. Në të kaluarën, Niyazov është parë në takime me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe me kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Sipas autoriteteve të Lituanisë, Niyazovit i është ndaluar hyrja në zonën Shengen, në Evropë, prej tetorit të vitit 2022.

Cilat janë lidhjet e Forumit Mysliman Evropian me Ballkanin?

Pjesë e këshillit të Forumit Mysliman Evropian, nga rajoni i Ballkanit, janë myftinjtë e Serbisë, Mevlud Dudiq dhe Abdullah Numan, pastaj Behixhudin Shehapi nga Maqedonia e Veriut dhe Rifat Feiziq nga Mali i Zi. Një myfti i Serbisë ka marrë pjesë edhe në themelimin e Forumit, më 2018, në Barcelonë. Në faqen e Forumit në rrjetin social Facebook publikohen shpesh fotografi të xhamive nëpër Ballkan dhe aktivitetet e tyre. Me raste shprehet edhe mbështetje për ndonjë figurë politike, sikurse Bakir Izetbegoviq, ish-president i Bosnje e Hercegovinës, apo Muammer Zukorliq, zëvendëskryetar tashmë i ndjerë i Parlamentit të Serbisë.

Në rrjetet sociale, në postime kryesisht në gjuhën ruse, Forumi deklaron mbështetje edhe për figura kontroverse, siç është Andrew Tate, Ish-kikboksieri amerikano-britanik është përgëzuar nga organizata për konvertim në islam, me shpresën se ai do t’i promovojë vlerat islamike. Aktualisht, Tate po përballet me procese gjyqësore në Rumani, pasi akuzohet për përdhunim dhe trafikim, akuza që ai i ka hedhur poshtë.

Luftimi i propagandës ruse

Jakub Kalensky nga Qendra për Ndikim Hibrid COI, me bazë në Finlandë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë ditë më parë se Evropa duhet t’i rrisë kapacitetet për identifikim dhe dokumentim të dezinformatave që nisen prej Rusisë. “Besohet se Rusia tani ndan 2 miliardë euro për operacione dezinformimi brenda vitit, derisa përgjigja e BE-së financohet prej 12 milionë eurove”, ka thënë ai. “Nëse i kemi 2 miliardë euro përballë 12 milionë eurove, e dimë qartë fundin. Nuk ka rëndësi nëse fushata e BE-së është më e mirë, në fund Rusia do të fitojë”, është shprehur Kalensky.

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky