Agjencia Zhurnal.mk.

Skandali me nderimet e ushtarëve serbë: Kështu arsyetohet zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes

Garda Ceremoniale e FSK’së mori pjesë më 11 nëntor në ceremoninë e 104-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës. Aty, ushtarët e FSK’së janë vënë gaditu edhe në pllakën përkujtimore të ushtarëve të rënë serbë nga viti 1912-1918. Lufta e Parë Botërore ka filluar në vitin 1914, kurse pllaka në gjuhën serbe përkujton ushtarët e vrarë dy vjet përpara gjatë pushtimit të Kosovës ku u vranë mijëra shqiptarë. Kjo nxiti reagime të shumta në publik, ku u konsiderua si poshtërimi më i madh që mund të iu bëhet ushtarëve të FSK-së.

 

Periskopi ka kontaktuar në Ministrinë e Mbrojtjes, ku të njëjtin dhanë këtë sqarim:

“Do dalim në një deklaratë zyrtare, por përndryshe varësisht se prej cilit këndvështrim i kanë parë gazetarët fotot, atëherë mund të bëhen interpretime të ndryshme. Por, përndryshe ajo platorja memoriale, në të njëjtin vend janë të vendosura tri pllaka. Garda kombëtare, faktikisht ka shkuar si mbështetje për ambasadën franceze dhe gjermane për të rënët gjatë Luftës së Parë Botërore, që nuk ka lidhje me të rënët serbë. Pra, aty ku është e vendosur si përkujtimore, janë të vendosura tri pllaka në të njëjtin vend, ndërsa kushdo që do me e pa mirë, ashtu siç duhet, Garda është e vendosur në të dyja anët, ashtu siç shkon në bazë të protokollit të shtetit dhe është për t’i nderuar të rënët francezë dhe gjermanë gjatë Luftës së Parë Botërore. Nuk ka të bëjë me të rënët serbë”, sqaroi për Periskopin zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, znj. Liridona Gashi.

Kjo ceremoni u organizua nga Ambasada Gjermane dhe ajo Franceze në Prishtinë, kurse i pranishëm ishte edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ishte anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ku përmes një reagimi në rrjetin e tij social Facebook “zbuloi skandalin”.

Nurellari thotë se FSK nderoi ata ushtarë që kanë bërë krimet më masive ndaj civilëve shqiptarë gjatë pushtimit të Kosovës dhe luftërave Ballkanike të cilat tronditën faktikisht gjithë botën e qytetëruar për nga mizoria.

“Roja e Nderit e FSK-së ka shkuar dhe ka nderuar një pllakë dedikuar ushtarëve serbë të vrarë gjatë luftërave të viteve 1912-18. Pra kanë nderuar ata ushtarë që kanë bërë krimet më masive ndaj civilëve shqiptarë gjatë pushtimit të Kosovës dhe luftërave Ballkanike të cilat tronditën faktikisht gjithë botën e qytetëruar për nga mizoria”.

“Ky është një skandal i jashtëzakonshëm që poshtëron kujtimin e dhjetëra mijëra paraardhësve tanë civilë të pafajshëm që u shfarosën nga ushtarët serbë që nderon ai lapidar”.

“Për të kuptuar përmasat e gjenocidit ndaj shqiptarëve mjafton të lexohet raporti i atëhershëm i fondacionit Carnegie ose reportazhi i Leon Trockit, botuar në gazetën ruse “Kievskaja Misl” dhe shkruajtur si dëshmitar nga vend-ngjarja”, ka shkruar Nurellari.

Related posts

“Syri i Popullit”, Sadri Ramabaja dhe Avni Llumnica mbrohen ne heshtje

Xh M

Rohde: Koalicioni i ri qeverisës në Gjermani nënvizoi përkushtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

D V

Haradinaj vazhdon traditën, u shpërndan ëmbëlsira policëve për Fitër Bajramin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More