Agjencia Zhurnal.mk.

Skandal në Dibër: Klubi i vetëm sportiv në ligë të parë detyrohet të transferohet në Rostushë!

Skandal në Dibër: Klubi i vetëm sportiv në ligë të parë detyrohet të transferohet në Rostushë!about:blank

Pasi që komuna e Dibrës nuk i lejon të zhvillojnë në sallën e sportit në Dibër klubi i Volejbollit “Dibra Volej” stërvitjet dhe ndeshjet do ti zhvillojë në fshatin Rostushë, të komunës Mavrovë-Rostushë.

Edhe pse ky është klubi i vetëm sportiv nga Dibra që garon në ligën e parë shtetërore, komuna si duket nuk është në gjendje tu ofron kushtet e nevojshme, prandaj janë detyruar të “shpërngulen” në komunën fqinje.

Këto probleme po reflektohen negativisht edhe në rezultatet e klubit, i cili sot ka pësuar disfatë në ndeshjen kundër KV “Vesna Probishtip”, të cilin si nikoqir e ka zhvilluar në fshatin Rostushë.

“Salla në Rostushë nuk ka kushte të mira por jemi të detyruar ndeshjet ti zhvillojmë atje. Salla në Dibër i takon gjimnazit dhe aty çdo herë ka arsyetime, jo është zënë, jo ka termin dikush tjetër… Volejbolli nuk është lojë me këmbë, nuk shkakton dëme, kurse për stervitje nevojitet ndricim minimal që do të thotë se nuk bëjmë as harxhime të mëdha. Nuk kemi asnjë sqarim se deri kur nuk do të kemi mundësi të stërvitemi në Dibër, së paku të na tregojnë një javë, dy javë, një muaj,…”, ankohet sekretari i në detyrë i klubit, Adrian Sllova.

Ai bashkë me drejtorin dhe trajnerin e klubit, Rexhep Pocesta bëjnë apel te kompetentët që të zgjidhin problemetbdhe sa më shpejtë të mund të kthehen në sallën sportive në Dibër.

Related posts

Reagimi i ftohtë i Handanovicit teksa Radu largohet nga fusha i përlotur, tregon gjithë përjetimin e humbjes nga Bologna

D V

Kosova, Maroku dhe Tajlanda kanë sistemin VAR, Skocia ende jo – BBC vjen me një artikull interesant

D V

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, Shevchenko bën një reagim emocionues

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More