Agjencia Zhurnal.mk.

S’ka masa paraburgimi për 10 huliganët

Kumanovë, 19 Nëntor – “Me urdhrin tonë policia ka siguruar personat e dyshuar sot nën Prokurori ku edhe janë marr në pyetje. Nga mëngjesi deri në orën 17:00  prokurori kujdestar ka marr në pyetje 10 persona dhe për të gjithë ka propozuar masa për siguri të cilat i ka pranuar gjykata. Të hënën do të vazhdohet me personat e tjerë”, Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë.

 

Ministria e Brendshme gjatë ditës njoftoi për Alsat se polici praktikant nga SPB në Kumanovë i dyshuar për dhunë është suspenduar nga detyra deri në përfundimin e procedurës penale.

“Mbi bazën e kallëzimit penal, Departamenti për kontroll të brendshëm në MPB ka miratuar propozimin për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore me largimin nga vendi i punës deri përfundimin e procedurës, respektivisht suspendimin e tij”, Ministria e Punëve të Brendshme.

Masat e kujdesit ose të sigurisë vijnë 5 ditë pas sulmit në lagjen “Orta Bunarë” ku 16 persona të maskuar dhe armë të ftohta sulmuan për motive akoma të panjohura dy të rinj shqiptar dhe i dëmtuan veturën njërit nga personat që ishin cak sulmi. Policia pas arrestimit të të dyshuarve bëri thirrje që rasti të mos keqpërdoret për qëllime politike duke shtuar se motivi i incidentit nuk kishte të bënte më çështje ndër-etnike.

Related posts

BEG ka mbetur pa licencë, Qeveria vihet në lëvizje

Xh M

Petkov: Vendosa që e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë duhet të jetë në BE

Xh M

Ruçi uron homologun e Maqedonisë së Veriut në ditën e pavarësisë: Jemi partnerë të ngushtë në NATO dhe në pritje të mbajtjes së Tryezës së Parë Ndërqeveritare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More